OpenAI, kompania e cila zhvillon ChatGpt dhe ditët e fundit shkarkoi dhe më pas rivendosi në krye CEO-n e saj, Sam Altman, ka qenë në titujt kryesorë të gazetave. Organizata jofitimprurëse ka nxjerrë ChatGpt Voice, një aplikacionin shtesë e smartphone-ve, që shihet si një konkurrent i drejtpërdrejtë i Google Assistant, Alexa dhe Siri-t.