Cyber Morfosis, ndikuese në ndërtimin e një botë digjitale të sigurt - Business Magazine Albania

Cyber Morfosis, ndikuese në ndërtimin e një botë digjitale të sigurt

Cyber Morfosis, ndikuese në ndërtimin e një botë digjitale më të sigurt

Hapim dyert e një epoke të re digjitale, ku kërcënimet kibernetike bien si hije mbi bizneset dhe individët në Shqipëri. Në këtë sfidë të pazakontë lind Cyber Morfosis, gati të shpërfaqë rrugën drejt një mjedisi digjital më të sigurt.Së fundmi u zgjodh si startupi fitues i Women Startup Competition Albania 2023.

Le të hedhim një vështrim më të thellë në misionin dhe angazhimet e tyre që po bëjnë ndryshim në botën tonë të lidhur ngushtë me teknologjinë, në një intervistë me Edlira Martiri, një prej themeluesve të platformës.

Si lindi ideja për të ndërtuar Cyber Morfosis?

Cyber Morfosis është krijuar nga unë dhe Gentjana Muça. Cyber Morfosis u konceptua si përgjigje ndaj një nevoje kritike biznesi  në Shqipëri, një vend i prekur nga disa sulme kibernetike. Këto sulme kanë pasur një ndikim të thellë tek individët dhe bizneset lokale, duke transformuar kërcënimet kibernetike nga një shqetësim teorik në një  rrezik që prek direkt jetët, veprimtaritë dhe reputacionin. Pavarësisht rritjes së kërcënimit, vërejtëm një boshllëk të madh në treg: mungesa e zgjidhjeve efektive dhe të kuptueshme të sigurisë kibernetike të përshtatura për mjedisin e biznesit. Ekipi ynë, i pajisur me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe një rrjet të fortë në Europë, e identifikoi këtë si kohën e duhur për të sjelle ekspertizën globale në sigurinë kibernetike në Shqipëri. Ne synojmë të bëhemi partneri kryesor i sigurisë kibernetike për ekzekutivët dhe udhëheqësit e biznesit, duke përkthyer kompleksitetin e kërcënimeve digjitale në termat e thjeshtë të biznesit, duke përdorur gjuhën e tyre. Misioni ynë është të ofrojmë strategji praktike dhe të orientuara nga biznesi për sigurinë kibernetike, duke fuqizuar bizneset për të mbrojtur asetet e tyre dhe për të siguruar vazhdimësinë në një botë digjitale që ndryshon vazhdimisht.

Cili është misioni juaj? Cili është problemi që jeni duke i ofruar zgjidhje?

Misioni ynë është të ndërtojmë një mjedis digjital më të sigurt për bizneset në komunitetin tonë duke kultivuar sigurinë dhe besimin me çdo partneritet që formojmë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të qartë dhe efektive në sigurinë kibernetike për çdo klient, duke i fuqizuar ata me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për operacione digjitale të sigurta. Kjo u mundëson atyre të lundrojnë në botën digjitale me besim dhe qëndrueshmëri. Problemi që adresojmë në Cyber Morfosis është vetëdija e ulët e bizneseve në implementimin e një qëndrimi të duhur të sigurisë, si dhe niveli i lartë i vulnerabilitetit në përgjithësi në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto vende janë renditur ndër më të ulëtat në Europë për sigurinë kibernetike. Gjithashtu, bizneset e gjejnë veten në mes të një grumbulli kaotik të ligjeve pa udhëzime të qarta se si të mbrojnë dhe vlerësojnë më mirë statusin e tyre të sigurisë. Për të zgjidhur këto probleme, ne ofrojmë shërbime si vlerësimi i sigurisë së biznesit, trajnime periodike të stafit, rregullore të personalizuara dhe të gatshme, dhe një mjet për menaxhimin e riskut si një software i thjeshtë e me një klikim për bizneset. Qasja jonë është të bëjmë sigurinë kibernetike të lehtë për tu kuptuar, të aksesueshme dhe të zbatueshme, veçanërisht për udhëheqësit e biznesit në rajonin tonë.

Cili është inovacioni në startup-in tuaj?
Thelbi i inovacionit të Cyber Morfosis qëndron në qasjen tonë për të bërë sigurinë kibernetike të aksesueshme dhe të zbatueshme për udhëheqësit e biznesit. Duke njohur se fusha shpesh perceptohet si komplekse, ne synojmë të thyejmë këto barriera. Inovacioni ynë kryesor është mjeti ynë intuitiv për menaxhimin e rrezikut, i cili thjeshton konceptet komplekse të sigurisë kibernetike në vizuale të lehta për tu kuptuar dhe hapa të drejtpërdrejtë për zbutjen e riskut. Ky mjet është projektuar të jetë i aksesueshëm edhe për ata me njohuri teknike të kufizuara, duke lejuar marrjen e vendimeve të informuara rreth sigurisë digjitale. Si plotësim i këtij mjeti ofrojmë një gamë shërbimesh përfshirë vlerësimin e gjendjes së sigurisë, shërbime për përputhjen me politikat, konsulenca dhe programe periodike trajnimi të stafit.

Këto ofrime janë të personalizuara për të transformuar sigurinë kibernetike nga sfidë në një aspekt të qartë e të menaxhueshëm, duke siguruar që kompanitë jo vetëm të mbrohen, por edhe të edukohen dhe të implementojnë praktika të mira të sigurisë kibernetike.

Lexo edhe:Përmbushja e potencialit – Si gratë në borde mund të nxisin rritjen ekonomike

Çfarë është e vështirë në të qenit një startup në Shqipëri, veçanërisht në industrinë tuaj? A ka qenë e lehtë apo e vështirë të formohet ekipi për të punuar në projekt? Si kanë reaguar klientët ndaj produktit/shërbimit?
Të navigosh në peizazhin e startup-eve në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e sigurisë së informacionit, paraqet një sërë sfidash unike. Vështirësia kryesore qëndron në prezantimin e zgjidhjeve të reja në një treg që është ende duke zhvilluar tw kuptuarin dhe infrastrukturën e tij për sigurinë kibernetike. Por, bizneset do të duhet të kalojnë domosdoshmërisht nëpër të. Prandaj dhe ne e shohim mjaft të rëndësishme, që jo vetëm të ofrojmë shërbime, por edhe të edukojmë klientët tanë potencialë rreth vlerës dhe rëndësisë së sigurisë së informacionit. Krijimi i një ekipi që mbart veçantitë që ka dhe ana teknike edhe ajo e biznesit në sigurinë kibernetike ishte një detyrë e rëndësishme. Duke shfrytëzuar përvojën dhe rrjetet tona ndërkombëtare, ne arritëm të ndërtojmë një ekip profesionistësh të kualifikuar që janë të apasionuar për misionin tonë. Reagimi i bizneseve ndaj produkteve dhe shërbimeve tona ka qenë shumë pozitiv. Ata po shprehin vlerësim për qartësinë dhe efektivitetin e zgjidhjeve tona, duke vënë në dukje prakticitetin dhe lehtësinë e të kuptuarit. Një impakt dhe përkrahje mjaft esenciale, startup-i jonë pasi veçanërisht pasi u shpall fitues në konkursin “Women Startup Competition në rang kombëtar, e që do të përfaqësojë Shqipërinë në Vienë në konkursin global.

Kush është audienca kryesore e synuar nga ju? Si po përpiqeni t’i arrini ata?
Cyber Morfosis synon kryesisht ndërmarrjet e vogla e të mesme (SME) dhe korporatat më të mëdha brenda Shqipërisë dhe rajonit përreth. Kjo audiencë zakonisht është mw në vwshtirwsi nw aspektin e burimeve të dedikuara të sigurisë kibernetike, duke i bërë ata veçanërisht vulnerable ndaj kërcënimeve. Strategjia jonë e rritjes është shumëdimensionale. Ne bashkpunojnë drejtpërdrejtë me bizneset, duke ofruar konsultime të personalizuara dhe duke demonstruar vlerën e mjeteve dhe shërbimeve tona. Gjithashtu, kryejmë fushata edukative për të rritur ndërgjegjësimin rreth rreziqeve të sigurisë kibernetike dhe praktikave më të mira. Këto iniciativa synojnë të vendosin Cyber Morfosis si një partner i besueshëm dhe i specializuar në sigurinë kibernetike. Duke e paraqitur sigurinë kibernetike në kontekst biznesi, ne e bëjmë atë të aksesueshme dhe të zbatueshme për kompanitë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Cyber Morfosis parashikon një rritje strategjike dhe robuste në vitet e ardhshme. Plani i afërt përfshin strategjitë për rritjen e klientëve, e duke shikuar më tej, ne planifikojmë të zgjerojmë ofertat tona të shërbimit për të përfshirë opsione më të avancuara të sigurisë kibernetike. Një pikë kyçe është të arrijmë një pjesë të tregut në industritë e synuara në të gjithë rajonin e Ballkanit. Ne synojmë të zgjerojmë veprimtaritë tona, drejt zgjerimit të shërbimeve tona në tregjet fqinje Europiane, duke e vendosur Cyber Morfosis si një markë të njohur në fushën e sigurisë kibernetike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0