BusinessMag & Said Duleviç prezantojnë "Future Fridays" – Edukim, Inovacion, Trende! - Business Magazine Albania

BusinessMag & Said Duleviç prezantojnë “Future Fridays” – Edukim, Inovacion, Trende!

~6 minuta lexim

Harro ditët e zakonshme të fundjavës! Me Future Fridays, çdo e premte shndërrohet në një oaz idesh dhe trendesh që po transformojnë botën e biznesit dhe teknologjisë. Ky projekt i ri, një bashkëpunim midis Business Magazine Albania dhe Said Duleviç, nuk është thjesht një përmbledhje tradicionale informacionesh—është një dritare për ata që kërkojnë më shumë se sa kaq.

Kush thotë se edukimi duhet të jetë “i thatë” dhe formal? 

#FutureFridays sfidon të zakonshmen duke sjellë përmbledhje videosh të shpejta, të gjalla dhe plot ngjyra, që ju lehtësojnë rrugën drejt përqafimit  të rejave  më të fundit. Në vend që të jeni dëshmitarë të ngjarjeve, do të jeni pjesë e një rrëfimi dinamik—një rrëfim që ju fton të përqafoni ndryshimin dhe të eksploroni botën e biznesit dhe teknologjisë në një mënyrë që kurrë më parë nuk keni provuar. 

Çdo Future Friday është një udhëtim në botën e informacionit: nga zbulimi i teknologjive revolucionare deri te nisma që transformojnë tregun e punës. Me formatin e përmbledhjeve video, të përgatitur me kujdes nga Business Magazine Albania dhe ekspertiza e diturisë vizuale të Said Duleviç, çdo video është një pikënisje për idetë që formësojnë të ardhmen.

Gerti Boshnjaku, themelues i Business Magazine Albania shprehet se: 

“Në 10 vite pune me Business Magazine, kemi mësuar se një bashkëpunim i qëndrueshëm ndërtohet mbi parime dhe vlera të përbashkëta. Projekti që po lançojmë këtë javë e mishëron më së miri këtë filozofi, pasi të dyja palët u shërbejmë audiencave tona me frymëzim dhe përmbajtje edukative. E vlerësojmë zhvillimin personal dhe profesional si një nga shtyllat kryesore të rritjes dhe besojmë në fuqinë e teknologjisë dhe dijes për të krijuar ndryshime pozitive dhe vepra me ndikim të madh.

Si në artikujt e Business Magazine, ashtu edhe në mesazhet e Said Duleviç, çdo ndjekës mund të gjejë tema kyçe mbi teknologjinë dhe sipërmarrjen, të trajtuara në një gjuhë të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshme. Përmes këtij bashkëpunimi, duam të amplifikojmë mesazhin e optimizmit, mundësive dhe inovacionit, duke ndihmuar audiencën të përdorë teknologjinë dhe rrjetet sociale për të avancuar në punën dhe biznesin e tyre.

Në thelb të këtij bashkëpunimi qëndron impakti që synojmë të arrijmë. Besojmë se, përmes kanaleve tona në Instagram, TikTok, YouTube, Facebook dhe LinkedIn, do të arrijmë të zgjerojmë ndikimin tonë pozitiv dhe të shpërndajmë njohuri me vlerë për sa më shumë njerëz.  Le ta përdorim fuqinë e teknologjisë për të ndikuar pozitivisht dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!”

Në një kohë ku çdo sekondë ka rëndësi dhe vlerë, këto video do të arrijnë tek ju duke sjellë informacionin në mënyrën më të shpejtë dhe shumë tërheqëse.

“Qëllimi afatgjatë i këtij projekti është të shndërrohet në një rubrikë të veçantë për ata që dëshirojnë të jenë të informuar mbi zhvillimet më të fundit të javës. Kjo rubrikë do të ofrojë një përmbledhje të përjavshme me lajmet më të rëndësishme nga fusha e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, duke sjellë informacione të përzgjedhura me kujdes për audiencën që ndjek këto tema me interes.

Hapësira do të fokusohet në tendencat më të fundit, risitë e tregut, sukseset e startup-eve shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe zhvillimet kyçe që ndikojnë ekosistemin e inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë. Përveç teknologjisë, do të ketë një vëmendje të veçantë ndaj nismave sipërmarrëse, projekteve me impakt social dhe historive frymëzuese të profesionistëve që po sjellin ndryshime në tregun lokal dhe rajonal.

Duke qenë se audienca ime tashmë ndjek me interes këto tema, kjo rubrikë do të shërbejë si një dritare e re për informim të saktë dhe të përmbledhur, duke sjellë vlera të reja në hapësirën mediatike shqiptare. Përmes një qasjeje të qartë dhe tërheqëse, synoj që kjo rubrikë të bëhet një burim i besueshëm për ata që duan të jenë të përditësuar mbi zhvillimet më të rëndësishme në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje” – shprehet Said Duleviç, themeluesi i Impact Education.

Pse Future Fridays është ndryshe?

Sepse nuk është vetëm një video përmbledhëse e risive të javës; është një manifest për personat që duan të jenë në pararojë të zhvillimeve globale. 

Këtu, çdo e premte është një mundësi për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për t’u parapërgatitur për sfidat e tregut të punës.

Botë ndryshon me shpejtësi, dhe gabimi më i madh që mund të bëjmë, është të qëndrojmë në vend. Ndaj #FutureFridays është krijuar me qëllimin të përhapë një kulturë të re edukimi—një kulturë ku informacioni shndërrohet në fuqizim dhe ku çdo video është një mjet për të zgjuar kreativitetin dhe për të nxitur inovacionin.  

Shënoni datën 7 Shkurt, 2025, ditë e Premte!

Le të bëhet kjo e premte një fillim i ri, një hap drejt edukimit, kreativitetit dhe mundësive që sfidojnë normalen!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)