Businessmag Albania, pjesë e emisionit “Dita jonë", CNN A2 - Business Magazine Albania

Businessmag Albania, pjesë e emisionit “Dita jonë”, CNN A2


Pasqyrimi i dinamikës së sipërmarrjeve të reja, startup-eve dhe rasteve të suksesit në Businessmag ka tërhequr vemendjen e drejtuesve të emisionit të CNN A2, “Dita jonë”. Përkrah lajmeve të përditshme të emigracionit apo zhvillimeve e problemeve në ekonomi, vëmendja u fokusua tek mundësitë, trendet e sipërmarrjeve të reja, dhe kapitali human.

Gerti Boshnjaku, themelues i Business Magazine Albania tha se, “edhe pse jemi një ekonomi me probleme, ku vitin e kaluar pati ulje të rritjes ekonomike, zhvlerësim të euros, ikje të talenteve, besojmë se ka një pjesë njerëzish që po ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes, duke inovuar e gjetur zgjidhje të reja”.

Sipas tij, pavarësisht vështirësive që ka ekonomia e vendit në tërësi, këta sipërmarrës po punojnë, po zhvillojnë biznese duke u nisur nga problemet që kanë hasur nga afër. “Ata inspirohen, edukohen e zhvillojnë rrugën e të bërit biznes. Nëse 5 vite më parë, nuk kishte një komunitet të mirëfilltë startupesh, sot po përdorim produkte të startup-eve shqiptare”, tha Gerti. Ka nga ato që po zhvillojnë produkte në rang global dhe me impakt tek miliona njerëz. Në tregun vendas, ai solli shembullin e Babbon, përmes të cilit mund të porosisim ushqim në çdo restorant që duam. Për më tepër, nisma të tilla kanë nxitur zgjidhje të ngjashme. I tillë është shërbimi për piceritë.

Një pikë e fortë tek sipërmarrësit e rinj shqiptarë janë mentorët. Sipas Gerti Boshnjakut, sygjerimi i tyre i përgjithshëm është që sipërmarrësi të dalë nga comfort zonë. Aty ku ka probleme, zhvillohen zgjidhje. Kjo vlen shumë për vende të vogla. E njëjta gjë ka ndodhur me Izraelin, i cili ka zhvilluar komunitetin më të fortë startup-esh, pikërisht për shkak të pengesave dhe marrëdhënieve jo të mira me fqinjët.

Duke iu referuar speciales se numrit të fundit të revistës, Gerti theksoi nevojën e zhvillimit të kapitalit njërëzor. Diskutimet dhe tryezat e zhvilluara në Shkollën Verore, mbajtur në shtator nga projekti “Aftësi për Punë”, vunë në dukje renditjen e Shqipërisë në nivele të ulëta për sa u përket: kapitalit njërëzor dhe investimeve në këtë drejtim. Për një zhvillim në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm kanë mësuesit.

“Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera është e rëndësishme që oferta e shkollës të përshtatet me tregun. Është e nevojshme të fitohen aftësi të përshtatshme për gjetjen e vendit të punës. Nevojitet që personi të zhvillojë aftësitë e buta. Mësuesit nevojitet të jenë të hapur me ofertën e tyre mësimdhënëse, ndërsa një rol i rëndësishëm u takon kompanivë. Ato nevojitet të investojnë tek punonjësit e tyre”, tha Gerti Boshnjaku.

Për zhvillimin e komunitetit të startup-eve në Shqipëri Gerti vlerësoi ligjin për startup-et që po punohet nga Ministria e Sipërmarrjes, duke theksuar se ka një qasje pozitive nga qeveria dhe institucionet.

Sipas tij, bazuar edhe në përvojën si sipërmarrës, ai mendon se më shumë se mbështetje nga institucionet, bizneseve u nevojitet të lihen të lirë dhe të mund të mos pengohen në projektet e tyre.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0