Business Magazine nis bashkëpunimin me ProductTank Tirana

Business Magazine nis bashkëpunimin me ProductTank Tirana


Eventet përbëhen nga të ftuar të cilët flasin mbi aspekte të ndryshme mbi menaxhimin e produktit, që nga gjenerimi i konceptit deri në hedhjen e suksesshme në treg. Këto evente shërbejnë si një urë lidhëse për krijimin e kontakteve te reja dhe ndarjen e ekspereincave më të mira për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive mbi manaxhimin e produkteve.

Përpos eventeve që do të zhvillohen çdo tre muaj, ne ftojmë komunitetin të na bashkohet në faqen tonë në Facebook https://www.facebook.com/ProductTankTirana/  si dhe në rrjetin Meetup http://www.meetup.com/ProductTank-Tirana/.

Gjithashtu ProductTank ka dhe një blog http://www.mindtheproduct.com/ si dhe organizon konferencën më të madhe rreth Menaxhimit të Produktit http://www.mindtheproduct.com/ në Londër dhe San Francisco.

Të mirëpritur janë te gjithë, kompanitë e mëdha , kompanitë e vogla, kompanitë e reja në fushën e teknologjisë, ekspertë dhe individë të cilët janë në hapat e parë.

Nëse jeni një profesionist në fushën e Menaxhimit të Produktit, një programues apo designer, nëse keni ndërtuar diçka apo jeni të apasionuar pas produkteve ne ju ftojmë në takimin tonë të parë i cili do të mbahet më datë 16 Shkurt në Protik në orën 17:30. Detajet mund t’i gjeni në https://www.facebook.com/events/979734255425142/

Në këtë takim të parë do të kemi të ftuar dy ekspertë të produkteve. Elvis Bregu i cili është Innovation Manager në Vodafone Albania ku ka më tepër se një dekadë qe drejton produktet më të rëndësishme të Vodafone si dhe Emil T. Lamprecht i cili është Mentor në Google, Advisor në CareerFoundry si dhe Head of Accelerator për Yunus Social Business Balkans.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0