Business Magazine nis bashkëpunimin me Codefest

Business Magazine nis bashkëpunimin me Codefest


Çfarë është Codefest?

Codefest është një maratonë programimi që zgjat 32 orë e projektuar për studentët e teknologjisë nga Maqedonia dhe rajoni. Gjatë këtij konkursi, pjesëmarrësit punojnë në skuadër për të ndërtuar dhe programuar idetë e tyre. Sfida është të zhvillohet një prototip nga idea e tyre për 32 orë. Përveç adrenalinës së maratonës 32 orëshe të programimit, ju do të keni mundësi të punoni me disa nga mentorët më të mirë të rajonit dhe botës, që do të jenë prezent për të mbështetur pjesëmarrësit gjatë eventit.

Në mënyrë që ky konkurs të ketë një cilësi më të lartë, janë ftuar një grup ekspertësh që do të shërbejnë si gjyqatarë për idetë. Këta ekspertë vijnë nga fusha të ndryshme si teknologjia, sipërmarrja, investimi dhe zhvillimi i produkteve.  Kjo është një mënyrë e mirë për të marrë fonde nga investitorë të ndryshëm. Codefest është pjesëtare e Major League Hacking ( MHL), që do të thotë një mundësi e mirë për t’u njohur ndërkombëtarisht për skuadrat më të mira.

Gjatë tre viteve të mëparshme, në Codefest kanë konkurruar 400 pjesëmarrës, 80 projekte, 30 kompani partnere, 10 bashkëpunues të përvitshëm dhe 5 projekte kanë marrë investime. Për më shumë informacion për aplikimin mund të kontrolloni: http://www.codefest.eu/marathon

Ju mund të aplikoni deri në 15 mars. Bashhkohuni në Maratonën Codefest dhe sfidoni veten!

Businessmag-nis-bashkëpunimin-me-codefest-businessmag

Tri qëllimet e Codefest 2016

Të gjithë pjesëmarrësit gjatë Maratonës Codefest do të kenë hyrje të lirë në Codeference, që është një risi për eventin këtë vit. Codeference është një konferencë  ku marrin pjesë njerëz të zgjuar,  të suksesshëm, frymëzues, kompani, institucione edukimi etj. Kjo është një përpjekje për të mbledhur së bashku elementë të rëndësishëm të ekosistemit teknologjik dhe për të nxitur ndërtimin e sipërmarrjeve të reja në teknologji nga të rinjtë.

Codeference është projektuar si një festë e teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit, ku mund të takoni disa nga mendjet më krijuese që fshihen pas koncepteve, produkteve dhe shërbimeve që janë ndërtuar në rajon dhe Europë. Gjithashtu, ju do të keni mundësinë të mësoni disa aftësi të reja dhe  të zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve që mund të ndryshojnë karrierën dhe biznesin tuaj. Për të marrë më shumë informacion vizitoni dhe zini vendin tuaj në: http://www.codefest.eu/codeference.

Gjatë këtyre tre ditëve të Codeference dhe Codefest Marathon, një ekspozitë biznesi do të mbahet, për të mbledhur të gjithë aktorët kryesorë të teknologjisë, kompanive dhe institucioneve. CF X- Business Expo është e hapur për të gjithë të interesuarit që duan të takojnë njerëz të suksesshëm të teknologjisë dhe biznesit. Më shumë informacion mund të gjeni në:  http://www.codefest.eu/cfexpo.

Businessmag-nis-bashkëpunimin-me-codefest-businessmag

Bashkohuni në një event të madh

Ne jo vetëm ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje, por gjithashtu të bëheni pjesë e diçkaje të madhe, një eventi që do të bëjë histori. Jeta fillon, aty ku mbaron zona juaj e rehatisë, kështu që sfidoni veten tuaj dhe tregojini botës madhështinë tuaj.

Kjo ngjarje do të zhvillohet gjatë datave 15-17 Prill, 2016 në një hotel të bukur, pranë brigjeve të Liqenit të Ohrit Inex Gorica.

Për më shumë informacion, kontaktoni me organizatorët në adresën hello@codefest.eu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0