Viti 2025 ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri. Nga transformimi i sfidave në mundësi, deri te krijimi i ideve të reja që lëvizin tregun përpara, individët dhe bizneset po tregojnë fuqinë e vizionit, pasionit dhe përkushtimit. Për të festuar këto arritje, Business Magazine dhe AlbaniaTech sjellin “Business Leaders 2025”, një iniciativë që nderon ata që po ndërtojnë të ardhmen e ekonomisë dhe komunitetit tonë. Me kategori që përfshijnë “Sipërmarrësin/en e vitit”, “Yllin e diasporës”, “Startup-in e vitit” dhe “influencërin/en e vitit”, ky konkurs ofron mundësinë për të nominuar dhe vlerësuar ata që kanë bërë ndryshimin këtë vit. Çdokush mund të japë zërin e tij përmes nominimeve, duke ndihmuar që meritat dhe arritjet të njihen dhe të frymëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Sipërmarrësi/ja e vitit
Në një botë gjithnjë më digjitale, suksesi i një biznesi matet nga lumturia e klientëve, njohja e markës dhe ndikimi që krijoni në treg. Kjo kategori nderon sipërmarrësin ose sipërmarrësen që këtë vit ka kthyer sfidat në mundësi, ka krijuar vlerë të qëndrueshme dhe ka treguar se sipërmarrja është motori i ekonomisë sonë. Nominoni atë lider që frymëzon me vizionin dhe rezultatet e tij/saj!
Nomino tani të preferuarin/ën tënde
Ylli i diasporës
Një shqiptar që jeton jashtë vendit, por që po lë gjurmë në arenën ndërkombëtare të biznesit, sipërmarrjes, inovacionit dhe jo vetëm. Kjo kategori vlerëson ata që përfaqësojnë Shqipërinë me sukses dhe ndikim global, duke treguar talent, kreativitet dhe vizion në tregjet ndërkombëtare. Nominoni shqiptarët e Diasporës që ju kanë bërë përshtypje me arritjet e tyre!
Nomino tani të preferuarin/ën tënde
Startup-i i vitit
Viti 2025 ka sjellë ide inovative dhe shërbime unike në Shqipëri. Kjo kategori nderon startup-in më premtues, më të angazhuar dhe atë që ka ofruar shërbimin më të mirë, edhe në hapat e parë të zhvillimit. Nominoni atë ide apo kompani që besoni se do të bëhet “unicorn-i” i ardhshëm shqiptar .
Nomino tani të preferuarin tënd
Influencëri/ja i vitit
Në epokën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, disa persona kapin më shumë se thjesht vëmendjen; ata frymëzojnë, edukojnë dhe udhëheqin me idetë e tyre. Kjo kategori nderon influencërin që ka bërë diferencën këtë vit në teknologji, modë, biznes apo shoqëri, duke ndikuar tek audienca dhe duke sjellë ide që krijojnë ndryshim. Nominoni influencërin që përfaqëson më së miri kreativitetin dhe ndikimin në komunitet!
Nomino tani të preferuarin/ën tënde
Le të bëjmë vitin 2025 një tjetër vit të shkëlqyer për Shqipërinë dhe të njohim atë që bën këtë vend kaq të veçantë!
Rregullore:
Në mënyrë që të nominoni, ju duhet të shkruani një arsye të vlefshme për çdo nominim unik. Çdo person ose biznes mund të propozojë një nominim në ditë. Për të përcjellë këtë aventurë, mund të ndani linkun e konkursit me miqtë tuaj për të sugjeruar nominime shtesë.
“Business Leaders 2025” është më shumë se një konkurs, është një shans për të njohur dhe vlerësuar ata që po ndryshojnë pamjen e sipërmarrjes shqiptare.
Nominimet janë të hapura deri më datë 5 dhjetor 2025
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.