Bursa, 650 milionë lekë tregtim tituj e obligacione - Business Magazine Albania

Bursa, 650 milionë lekë tregtim tituj e obligacione


Në ditët e para të aktivitetit të bursës, tregtimi i titujve të qeverisë ishte rreth 650 milionë lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bursa Shqiptare e Titujve, ASLE, volumi i tregtimin në ditët e para ishte i kënaqshëm, ndonëse numri i transaksioneve ende është i kufizuar.

Lexoni : https://businessmag.al/krijohet-bursa-e-titujve-nis-tregtimi-i-titujve-te-qeverise-permes-burses/

Bursa e Titujve regjistron shtatë transaksione, ku në pesë prej tyre u  tregtuan bono thesari dhe dy të tjerat obligacionet qeveritare. Për nga vëllimi I transaksioneve në vlerë, bonot e thesarit përbënin  85% të shumës së tregtuar, ndërsa obligacionet 15%.

Tregtimi i Titujve nga Bursa (ASLE) nisi rreth dy javë më parë. Sipas licensës së Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në korrik të vitit të kaluar. Sipas kushteve të licencës, në vitin e parë të aktivitetit Bursa Shqiptare e Titujve mund të bëjë tregtimin e titujve të lëshuar nga qeveria shqiptare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0