Burokracitë, pengojnë industrinë e bimëve mjekësore në Shqipëri - Business Magazine Albania

Burokracitë, pengojnë industrinë e bimëve mjekësore në Shqipëri


Grumbulluesit dhe përpunuesit e bimëve mjekësore, kërkojnë të lehtësohen procedurat në këtë industri. Një nga kërkesat është marrja e liçencës në një kohë më të shkurtër.

Kreu i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Xhevit Hysenaj ka kërkuar ndryshime në ligj, në mënyrë që të rriten eskportet dhe punësimi në këtë sektor. Sipas tij, duhet të shkurtohen procedurat e vjeljes së bimëve mjekësore.

Hysenaj tha se, ‘Ne mund të arrijmë 43’000 vende pune nga 12’500 që ishin në 2018. Parashikohet 12 muaj punë, jo part time”.

Për shkak të pengesave burokratike, sot 70% e bimëve mjekësore aromatike të egra nuk mbildhen.

Marrja e lejës për të vjelë një parcelë, krahas listës së shumtë të dokumenteve, kërkon 6-18 muaj kohë të miratohet.

Vitin e kaluar, eksportet e bimëve aromatiko-mjekësore natyrale arritën në 4,5 miliardë lekë.

Eksportuesit janë të bindur së nëse sektori çlirohet nga burokracitë, pas 10 vitesh, eksportet mund të arrijnë deri në 200 milionë euro.

Një prej produkteve më të eksportuara është sherebela, e cila preferohet në tregun amerikan dhe Shqipëria siguron gati 70% të kërkesës atje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0