Britanikja “The spectator” : Vizitojeni Shqipërinë tani, përpara sesa të ndryshojë më shumë - Business Magazine Albania

Britanikja “The spectator” : Vizitojeni Shqipërinë tani, përpara sesa të ndryshojë më shumë


Mediat britanike duket se nuk reshtin së promovuari turizmin në Shqipëri. Revista e përjavshme, britanike “The spectator” së fundmi ka botuar një reportazh me autore Sarah Drury.

Në të ajo shkruan se turistët skandinavë dhe ata nga Europa Lindore e kanë zbuluar tashmë Shqipërinë, por turizmi vazhdon të jetë në stadet e tij fillestare, por turet private janë padyshim me efikase për ta parë vendin.

Ajo rekomandon guidat “Albanian Trip” dhe “Drive Albania”. “ Pa guida të mërzitshme, pa rrugë të rrahura, por me shumë vende për t’u zbuluar. Vëmendjen time e tërhoqi një monument që i kushtohej 107 banorëve të Borovës të vrarë gjatë pushtimit nazist”.

Ndërsa citon banorët e zonës, që kur i pyet se për sa kohë do të mund të futet Shqipëria në BE, thonë 6 vjet. “Prandaj, nxitoni ta vizitoni. Shkoni tani”.

Në rrëfimin e saj, Drury shkruan: “Duke qenë e interesuar për aktivitetet e kohës së luftës kisha lexuar letërsi dhe isha përgatitur të gjeja një racë të çuditshme, gati të dyshimtë, por kënaqësia ime më e madhe ishte se zbulova krejt të kundërtën : Entuziazmin shqiptar për të ngrënë, vallëzimin, muzikën, por edhe bujarinë e tyre natyrore dhe mikpritjen. Më e habitshme ishtë atmosfera e tolerancës fetare. Ata janë shumë krenarë për këtë, dhe kjo nuk është e vështirë për t’u dalluar”.

Shqiptarët, shkruan ajo, duke u nisur nga përvoja me regjimin e Hoxhës, nuk pajtohen me politikën e tyre, ndërsa nuk është rastësi që zona më në modë për të kaluar kohën e lirë në Tiranë është “Blloku”. “ Meqë ra fjala, ushqimi është i lirë dhe e shijshëm.”

Autorja tregon se rruga për në aeroport p.sh. është mes një autostradë dhe rrugës ti shikon ndërtesa nga më të ndryshmet, madje që një pjesë e tyre shkruajnë “Shitet”. Shkrimi vijon duke treguar se në Shqipëri janë vendosur shpesh herë ndalime të ndërtimeve, ndërsa nga ana tjetër, një mori resortesh turistike po ndërtohen në jug të vendit.

Në shkrim bëhet e ditur se vendi ynë është një vend me shumë histori dhe madje shumë elementë të kësaj historie të gjatë mund të mos jenë të dukshme për vizitorët, nga ndryshime që ka pësuar peizazhi, ndaj dhe autorja bën thirrje që të vizitohet sa nuk është vonë. Nuk mund të linte pa përmendur vende si Berati, Gjirokastra dhe Butrininti, që janë pjesë edhe e Unesco.

“Ndërsa pamjet që ofron ky vend janë spektakolare, ti mund të mbetesh duke pyetur veten a arrijnë të nxjerrin bukën e gojës ata që shesin qepë anës rrugës?”- pyeT autorja, duke treguar edhe përshtypjet e saj në udhëtim.

Britanikja tregon se njerëzit janë të interesuar më tepër për të ngrënë, kërcyer dhe kënduar, për të treguar histori dhe shaka, duke rrëfyer edhe bujarinë dhe tolerancën fetare.

Europiano-verioret e kanë zbuluar Shqipërinë këto vitet e fundit, shkruan autorja, ndërsa turet private janë zhvilluar më shumë. Ndër eksperiencat në ushqim që shkrimi veçon është birra e Korçës dhe qifqi (ose pashaqofte të skuqura).
Britanikja përfundon artikullin duke thënë: Shqipëria në Europë? Thonë mbase pas 6 viteve, ndaj shkoni ta vizitoni tani!…

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0