Britania do të shpërblejë familjet që kursejnë energjinë - Business Magazine Albania

Britania do të shpërblejë familjet që kursejnë energjinë

prodhimi vendas

Familjet britanike me matës inteligjentë mund të paguhen për të fikur pajisjet me energji të lartë si lavatriçet gjatë orëve të pikut për të zvogëluar rrezikun e ndërprerjeve të energjisë këtë dimër.

Operatori kombëtar i sistemit të energjisë elektrike ESO po përgatitet të shpallë planet për të shpërblyer konsumatorët për uljen e presionit në rrjetin elektrik.

Zbritjet për reduktimin e përdorimit të pajisjeve të tilla si tharëse, pjatalarëse dhe paisjet e videolojërave gjatë orëve të pikut prej orës 17:00 deri në 20:00 mund të jenë deri në 6 cent për kilovat të kursyer.

Lexo edhe: Shkencëtarët sjellin metoda të përdorimit më evikas të energjisë diellore për disa kultura bujqësore

Sunday Times raporton se rrjeti do të aplikonte për miratim rregullator, me skemën që shpresohet të miratohet deri në fund të tetorit.

“Ne jemi duke zhvilluar një shërbim të ri që do të jetë në dispozicion të konsumatorëve këtë dimër dhe do të njoftojmë informacione të mëtejshme së shpejti,” tha një zëdhënës i ESO-s.

Planet pasojnë një provë për klientët e Octopus Energy në fillim të këtij viti, kur ata paguheshin vetëm 20 cent për çdo kilovat të kursyer./ Sunday Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0