Britani, përpjekje për të ndalur emigrantët

Britani, përpjekje për të ndalur emigrantët

Britani

Ministrat britanikë dhe francezë u takuan këtë javë në Paris për bisedime urgjente mbi krizën e emigrantëve në kanalin anglez. Deri tani, mbi 4 mijë emigrantë kanë kërkuar azil. Azilkërkuesit, shumica e të cilëve vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, provuan kalimin nga Franca për në Britani me mjete të pasigurta transporti.

Britania po mundohet të kthejë emigrantët në Evropë, por vendimi i daljes nga Bashkimi Evropian mund ta vështirësojë mbylljen e kësaj rruge. Ky është një udhëtim prej 35 kilometrash në vijën më të ngarkuar tregtare në botë. Gjatë ditëve të kaluara, rreth 7 mijë emigrantë, përfshirë edhe shumë fëmijë pa përkujdesje, e bën këtë rrugëtim me varka dhe gomone.

Numri i madh i emigrantëve ka krijuar probleme politike. Kryeministri Boris Johnson premtoi veprime por pa dhënë shumë detaje.

Duhet t’i ndalojmë. Po punojmë me Francën që të ndalojmë ardhjen e tyre. Por duhet të shohim bazën ligjore, të drejtat që lejojnë emigrantët e jashtëligjshëm të qëndrojnë këtu”, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.

Por nuk është i qartë roli i tyre. Avokatët thonë se largimi me forcë i emigrantëve nga ujërat britanike thyen shumë ligje ndërkombëtare.

Nuk mund t’i ndalosh me shpresën që nuk do të fundosen, sepse disa edhe do të mbyten dhe kjo është e papranueshme. As nuk mund të nxirren drejt ujërave franceze pa pëlqimin e Francës”, thotë avokati i emigracionit Colin Yeo.

Ligjet ndërkombëtare obligojnë të gjitha anijet që të ndihmojnë personat që ndodhen në situatë të rënduar në det, pa përjashtuar emigrantët. Prandaj mendohet se vendosja e marinës mund të sjellë pasoja.

Nëse britanikët e bëjnë këtë, emigrantët kthehen në bregun britanik… pikërisht ajo që qeveria po kërkon të shmangë”, tha avokati Yeo.

Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, emigrantët marrin azil në shtetin e parë ku arrijnë, ndërsa Britania largoi qindra emigrantë në drejtim të vendeve fqinje. Por sa të përfundojë procesi i largimit të Britanisë nga BE, ky ligj nuk ka më fuqi.

Nuk mund t’i kthesh njerëzit në një vend që nuk i do”, tha zoti Yeo.

Qeveria britanike tha se rruga në kanalin ku kalojnë emigrantët duhet të mbyllet për të shmangur tragjeditë në det. Kjo çështje ka rëndësi të madhe politike për një qeveri që u zotua për kontrollin e kufijve të saj pas daljes nga BE.

Së fundmi Britania dërgoi anije dhe avionë zbulimi në kanalin anglez. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0