Brenda kompanisë hapësinore sekrete të Jeff Bezos - Business Magazine Albania

Brenda kompanisë hapësinore sekrete të Jeff Bezos


Kompania sekrete e raketave e Jeff Bezos Blue Origin është një nga shumë ndërmarrjeve private të tij që tregon se kur vjen puna për komerçializimin e hapësisrës, SpaceX nuk është e vetmja.

Të Martën, Bezos i cili njihet për ndrojën në deklaratat për mediat zbuloi operacionet e tij në zyrat qëndrore të Blue Origin në Kent të Washingtonit, dhe ndau detaje rreth progresit të kompanisë së tij në lidhje me ofertat e udhëtimeve të shkurtra komerçiale në hapësirë. Raketa e ripërdorshme e Blue Origin, e quajtur New Shepard, e cila u kthye nga një udhëtim 2 mujor në hapësirë në Janar, mund të fillojë të ofrojë udhëtime të shkurtra për 6 pasagjerë në të njëjtën kohë deri në 2018-ën, sipas Bezos.

Është e paqartë se sa do t’i kushtonte një udhëtim i tillë një turisti në hapësirë, por kompania e sipërmarrësit rival të hapësirës Richard Branson, Virgin Galactic ka shitur në avancë rreth 700 bileta me çmimin 250,000$ secila për një udhëtim në bordin e SpaceShipTwo të kompanisë, por data e lançimit të hapësirë nuk është përcaktuar ende.

Se sa ka investuar ekzaktësisht Bezos në Blue Origin është e paditur, pavarësisht se Houston Chronicle raportoi në 2014-ën se themeluesi i Amazon kishte shpenzuar rreth 500 milionë $ në këtë sipërmarrje. Bezos e themeloi Blue Origin në vitin 2000, por biznesi i tii operonte “fshehurazi” për shumë vite para se të zbulohej për botën se ai po punonte për një kompani private hapësinore.

Të marrësh njerëzit në hapësirë për të përjetuar mungesën e peshën për një periudhë të shkurtër nuk është e vetmja forcë motivuese që qëndron pas Blue Origin. Bezos gjithashtu do t’ua shesë motorrat e raketave të tij kompanive si United Launch Alliance, një joint venture midis Lockheed Martin dhe Boeing duke siguruar të ardhurat nga orbita.

Bezos e shikon punën e Blue Origin ndërsa avancon një teknologji të rëndësishme që mund të ketë një qëllim më të dobishëm. Vitin e kaluar, astrofizikani Neil deGrasse Tyson parashikoi se minimi i asteroideve për metale si ari dhe platini do të prodhonin trilionerin e parë botëror.

Pavarësisht se Bezos has konkurrencë nga Elon Musk me SpaceX dhe madje pati një zënkë në Twitter me këtë të fundit në dhjetor se cili kishte kompletuar i pari vendin e zbarkimit vertikal me një raketë të riciklueshme, ai tregoi për Times se vetëm të qënit të aftë të themelonte Blue Origin ka qenë ëndrra e tij e një jete.

“Nuk kam menduar kurrë se do t’i kisha burimet për të themeluar një kompani hapësinore,” ka thënë ai. “Unë fitova një llotari të quajtur Amazon.com”.

 

/Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe: 20 gjërat që nuk i dinit rreth JEFF BEZOS.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0