BQE mes punës në zyrë dhe në shtëpi - Business Magazine Albania

BQE mes punës në zyrë dhe në shtëpi

BQE

Banka Qendrore Europiane do t’i lërë punonjësit e saj të punojnë nga shtëpia deri në fillim të vitit të ardhshëm me përhapjen e variantit Deta të Covid 19.

Presidentja e BQE, Christine Lagarde, tha se punonjësit me shumë mundësi nuk do të kthehen në zyra me kohë të plotë, ndërkohë që kompanitë u mësuan t’u bëjnë ballë kushteve fleksibël gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë ajo tha se, “po i drejtohemi një mjedisi hibrid, ku një pjesë e javës do kalohet në zyrë, në mënyrë që njerëzit të takohen, të shihen me njëri-tjetrin dhe të mund të zhvillojnë mbledhje. Në pjesën tjetër të javës do të punohet nga shtëpia”.

Projektimi i saktë i këtyre marrëveshjeve me kompanitë nuk është ende tërësisht i qartë. Megjithatë, njerëzit kanë mësuar gjatë pandemisë dhe këto mësime do përdoren në mënyrën e të punuarit në të ardhmen , sipas Lagarde.

Kompanitë e mëdha janë detyruar të shtyjnë kthimet në zyra, pasi varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar rritje të infeksioneve. Lagarde pranoi se pjesë të mëdha të fuqisë punëtore, përfshirë stafin në spitale, punëtorët në ndërtim dhe shitësit në dyqane, nuk kanë luksin e zgjedhjes për vendin e punës.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0