Bota po arrin pesë pika 'katastrofike' në krizën klimatike, zbulon studimi - Business Magazine Albania

Bota po arrin pesë pika ‘katastrofike’ në krizën klimatike, zbulon studimi

Sipas një studimi, kriza klimatike po e dërgon botën në prag të pikave të shumta “katastrofike”. Studimi tregon se pesë pika të rrezikshme kthese mund të jenë kaluar tashmë për shkak të rritjes me 1.1 gradë celsius të ngrohjes globale shkaktuar nga njerëzimi deri më sot.

Këto përfshijnë shkrirjen e akullit të Grenlandës, duke prodhuar përfundimisht një rritje të madhe të nivelit të detit, rënien e një rryme kyçe në Atlantikun Verior, duke ndërprerë shiun nga i cili varen miliarda njerëz për ushqim dhe një shkrirje të papritur të ngricave të përhershme të pasura me karbon.

Lexo edhe: Qyteti holandez do të ndalojë reklamat për mishin në hapësirat publike: “Ndikon në emetimin e gazrave serë”

Me ngrohjen 1.5 gradë celsius, rritja minimale që pritet tani, katër nga pesë pikat kthese bëhen tëmundshme, duke përfshirë ndryshimet në pyjet e gjera veriore dhe humbjen e pothuajse të gjitha akullnajave malore.

Në total, studiuesit gjetën prova për 16 pika kthese, me gjashtë të fundit që kërkojnë që globi të ngrohet në të paktën 2 gradë Celsius për t’u shkaktuar, sipas vlerësimeve të shkencëtarëve.

Pikat e kthesës do të hyjnë në fuqi në periudha kohore që variojnë nga disa vite në shekuj.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0