Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto ka rënë në tremujorin e tretë të vitit. Në këtë periudhë të vitit, sipas statistikave të BSH-së, borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ishte 8.83 mld euro, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë.
Rënia është në 100 milionë euro, ose 1.12%. Pavarësisht rënies së lehtë të stokut të borxhit gjatë tremujorit të tretë të vitit, shifra është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas asaj të tremujorit paraardhës.
LEXO: Pse të sigurosh faljen e borxhit për vendet e varfra është kaq e vështirë?
Në të njëjtën kohë, shifrat tregojnë se borxhi i qeverisë qendrore zë gati gjysmën e borxhit të jashtëm bruto, normë kjo në rënie mjaft të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vend të dytë ndjek investimi direkt dhe në vend të tretë korporatat depozituese.
Për sa I përket fatit të maturimit të borxhit, pjesën më të madhe e zë borxhi afatgjatë, me 93% të totalit, ndërkohë që vetëm rreth 7% janë borxhe afatshkurtër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.