Boris Johnson kërkon hapjen e shkollave në shtator

Boris Johnson kërkon hapjen e shkollave në shtator

Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson e konsideron “detyrë morale” që t’i kthejë nxënësit në shkolla në shtator.

Në një artikull për Mail on Sunday,  Johnson u shpreh se kthimi i fëmijëve në shkolla ishte “përparësi kombëtare” pas disa muajve pa arsimim në auditore për shkak të koronavirusit.

Geoff Barton, kreu i sindikatës së Shoqatës së Shkollave dhe Drejtuesve të Kolegjeve (ASCL), tha se shkollat ​​duhet të kishin qenë një përparësi “që nga fillimi”. Kryeministri e bëri të qartë se shkollat ​​duhet të jenë sektori i fundit që mbyllet në të ardhmen, pas bizneseve si dyqanet dhe klubet e natës.

Shkollat ​​në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbyllën në 20 mars, duke bërë përjashtim nga kjo fëmijët e punonjësve në punët thelbësore që nuk u mbyllën, ose fëmijët që kishin nevojë për kujdes të veçantë.

Më 1 qershor, shkollat filluan një rihapje të kufizuar për nxënësit e viteve të para dhe nga klasa e parë në të gjashtën.

Gjithashtu, Johnson tha: “Kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe gjëja e fundit që dikush prej nesh mund të të bëjë është të ndjehet i vetëkënaqur. Por tani që dimë çfarë duhet bërë për t’i rihapur shkollat ​​për të gjithë nxënësit me siguri, ne e kemi detyrë morale ta bëjmë këtë.”

Kryeministri britanik paralajmëroi edhe për “kostot spirale ekonomike” të prindërve dhe kujdestarëve që nuk janë në gjendje të punojnë.

Ai shtoi: “Mbajtja e shkollave tona të mbyllura më gjatë se sa është e domosdoshme, është e patolerueshme shoqërisht, e paqëndrueshme ekonomikisht dhe e papranueshme nga morali”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0