Boks publik, kundër stresit - Business Magazine Albania

Boks publik, kundër stresit


Duhet ta pranojmë: qyteti ndonjëherë mund të bëhët një vend i vështirë për të jetuar.

Pa marrë parasysh nëse jetën na e veshtirëson ndotja e pafundme, erërat e çuditshme apo të qenit gjithnjë në nxitim.

Me këtë në mendje, një studio e dizajnit në Amerikë ka instaluar “Kuti plastike për boks” në Manhatan duke shpresuar që banorët të mund të shfryjnë stresin e tyre të përditshëm në një mënyrë të shëndetshme dhe jo ta lëshojnë atë te fqinjët e tyre.

Dhe për ata që ishin të hutuar nga vendosja e papritur e këtyre çantave të shndritshme, të verdha, ekipi që i vendosi, i shoqëroi instalimet me një deklaratë, e cila thotë:

“Koncepti ka për qëllim dizajnimin e hapësirave të përbashkëta për emocionet me të cilat përballemi të gjithë.

Mirë ose keq, përdërisa udhëtojmë në jetë, ne duhet të përballemi me një numër të madh frustrimesh. Frustrimet që shkojnë përtej sistemeve të projektuara dhe ndodhin, pasi  jemi qenie njerëzore.

Kutia publike për boksim ofron një mundësi për t’i shkarkuar këto emocione si një mjet për të zhvilluar një mënyrë më të shëndetshme për trajtimin e problemeve personale në një mjedis publik”.

“Sipas studios, njujorkezët nga të gjitha sferat e jetës e mirëpritën iniciativën”, me grushte, të shtyrë nga zhgënjimi dhe gëzimi”.

“Kjo nuk duhet të tingëllojë si befasi pasi amerikanët janë ndër popujt më të stresuar në botë, sipas një sondazhi të muajit të kaluar, me anketime që tregojnë se zemërimi, stresi dhe shqetësimi kanë arritur nivelin më të lartë në një dekadë, njoftoi New York Times.

Në Shtetet e Bashkuara, 55 për qind e të rriturve thanë se përjetuan stres gjatë gjithë ditës para se të vëzhgoheshin, ndërkohë që vetëm 35 për qind e të anketuarve globalë dhanë të njëjtën përgjigje. SHBA renditet pranë Greqisë, e cila është e para me qytetarët më të stresuar në botë që nga viti 2012.

Kështu që, mund të vëmë bast që derisa gjërat të ndryshojnë për mirë, kutitë publike janë një ide e shkëlqyer edhe për vende të tjera. Pse jo Shqipëria?!

/Themindunleashed.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0