Boeing po bën plane për të investuar tek avionët

Boeing po bën plane për të investuar tek avionët


Boeing po ul normën e prodhimit të saj 737 Max, pasi kompania po punon për të përmirësuar  avionët. “Ne kemi vendosur të lëvizim përkohësisht nga një normë prodhimi prej 52 avionë në muaj në 42 avionë në muaj duke filluar nga mesi i prillit”,- tha CEO Dennis Muilenburg në një deklaratë.

Muilenburg po fliste për të gjithë sistemin e prodhimit të kompanisë 737, i cili përfshin më shumë se vetëm linjën e avionëve Max. Por, shumica janë avionë Max.

Max u vu nën vëzhgim pas rënies së sy avionëve në harkun kohor të pesë muajve, duke përfshirë Lion Air dhe Ethiopian Airlines. Gjithsej 346 njerëz vdiqën në dy aksidente.

Të gjithë avionët e Boeing 737 Max u ulën në bazë pas aksidentit në Etiopi muajin e kaluar. Në një deklaratë të tij, Muilenburg tha gjithashtu se i ka kërkuar bordit të kompanisë të ngrejë një komision që do të shqyrtojë politikat dhe proceset që Boeing përdor për të hartuar dhe zhvilluar aeroplanët e saj. Ky komision do të shikojë se sa efektive është kompania dhe a është në gjendje të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë për avionët Max, si dhe avionët e tjerë të Boeing.

Vendimi i fundit vjen një ditë pas raportit paraprak mbi tragjedinë e avionëve të Etiopisë, sipas të cilit rezultoi se pilotët e atij aeroplani kryen të gjitha procedurat e parashikuara nga prodhuesit e avionit, por nuk ishin në gjendje të kontrollonin avionin para se të rrëzohej.

Lexo: Pas aksidentit ndërkombëtar edhe Shqipëria ndalon fluturimin e avionëve Boeing

Javës së kaluar Boeing pranoi ngjashmëritë e situatës në dy aksidentet. Boeing po punon për të zhvilluar një rregullim software për 371 avionë për të kthyer sërish në ajër 737 Max.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0