BMW Z4 futet në prodhim në 3-mujorin e fundit të vitit (bashkë me Supra?)
Përditësuar së fundmi: 12/06/2018

BMW Z4 futet në prodhim në 3-mujorin e fundit të vitit (bashkë me Supra?)

Share
nga Jon
Qer 12, 2018

Kompania austriake e prodhimit të komponentëve Magna Steyr lajmëroi në një deklaratë për shtyp se do të fillojë prodhimin e BMW Z4 në 3 mujorin e fundit të vitit 2018 në fabrikën e saj në Gratz të Austrisë.

Kjo ngre pyetje në lidhje me zhvillimin e platformës së përbashkët me Toyota për Toyota Supra-n e re. Kjo, për të ulur kostot. Të njëjtën gjë bëri edhe me Subaru për Subaru BRZ dhe Toyota GT86. Fakti se ku do të prodhohet BMW Z4 e re, lë vend për dyshime se ku do të prodhohet edhe Supra.

Shumë fjalë qarkullojnë në fakt lidhur me këtë temë, disa deklarata zyrtare dhe disa fjalë të personave brenda industrisë. Me planin për të dalë nga prodhimi në Mars 2019, BMW konfirmoi variantin e parë të Z4.

Nën rradhët e M Performance, do të vijë M40i. Disa e lidhin këtë model me specifikat e një modeli të ngjashëm, me M240i. Kjo për Z4 dhe për Supra gjithashtu. Sipas kësaj, edhe BMW Z4 do të ketë specifika të njëjta me M240i. 335 kuaj fuqi dhe 500Nm torque.

Këto lidhen edhe me thashethemet për Supra e re në një forum. Të dhënat janë identike. Gjithashtu, ky postim në forum vjen edhe me një parashikim për çmim e Toyota Sipra. $63,500.

Por diçka del në kontrast në deklaratën e BMW. Aty thuhet se Z4 M40i do të ketë një motor inline-6, por jo i njëjtë me atë tek M240i.

Burimi: The Drive