Gjigandi gjerman i makinave, BMW ka nxjerr në treg makinën e parë elektrike. Firma gjermane prezantoi për publikun SUV-in e parë të gjithë elektrik të serisë iX i cili pritet të konkurrojë Teslan dhe të gjithë rivalët e tjerë elektrikë dhe që kushton 85 mijë paund. Shefat e kompanisë tregojnë se kjo është makina më e avancuar BMW deri më sot që ka kapacitetin për t’u bërë një automjet autonom.
LEXO: Elon Musk premton një Tesla plotësisht autonome prej 25,000 dollarësh
SUV u prezantua së bashku me një skuter elektrik që janë pjesë e programit të gjeneratës së re të BMW për makinat e reja që do të nxirren në treg nga viti 2021. BMW thotë se iX shënon një hap ndryshimi në drejtimin e ardhshëm të kompanisë drejt lëvizjes inteligjente dhe teknologjisë së vetëdrejtimit duke sjellë së bashku zhvillimin më të fundit të gjigantit të makinave në dizajn, drejtimin e automatizuar, konektivitet dhe qëndrueshmëri.