BMW drejt makinave elektrike, rriten shitjet me 80% - Business Magazine Albania

BMW drejt makinave elektrike, rriten shitjet me 80%


Prodhuesi gjerman i automobilave BMW AG bëri të ditur se fitimi neto në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur për 14 p%, ndërsa versioni i ri i modelit sedan nga seria 5 ka ndikuar në rritjen e shitjes.

Fitimi është rritur në 2.21 miliardë euro për periudhën nga muaji Prill deri në Qershor të këtij viti krahasuar me 1.95 miliardë të vitit të kaluar.

Lexo: BMW dëshiron të shesë 100.000 makina elektrike në 2017

Harald Kruege, drejtori ekzekutiv i BMW-së, ditën e Enjte tha se fitimi i siguron kompanisë rritjen e investimeve në zhvillimin e makinave autonome dhe me bateri.

“Ndryshime të mëdha janë para botës së mobilitetit dhe për këtë arsye është me rëndësi jetike për kompaninë tonë që të jemi në gjendje të ballafaqohemi me këtë sfidë”, porositi Kruege.

Makinat elektrike mbulojnë një pjesë të vogël të tregut, por prodhuesit pohojnë se do të bëhen gjithnjë më të rëndësishme, pasi gama e baterisë po përmirësohet. BMW ka shitur 42.600 automjete elektrike në tremujorin e dytë, që është një rritje prej 80 %.

Burimi: portalb.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0