BMW, Daimler dhe Volkswagen së bashku për një projekt - Business Magazine Albania

BMW, Daimler dhe Volkswagen së bashku për një projekt


Ofruesi Gjerman i hartave dixhitale HERE do të prezantojë disa shërbime të reja të trafikut për drejtuesit e automjeteve duke premtuar më shumë informacion rreth gjendjes së rrugëve.

Kompania me seli në Berlin, në pronësi të tre prodhuesve të shquar gjermanë të automobilave, do të ofrojë katër shërbime: gjendjen e trafikut, kushtet atmosferike, shenjat e trafikut dhe xhepat e parkimit.

BMW, Daimler dhe Volkswagen do të kontribojnë me të dhëna, duke shënuar bashkëpunimin e tyre të parë që nga blerja e HERE për 2.8 miliardë euro vitin e kaluar. Pritet që të tjerë prodhues t’i bashkohen nismës duke kontribuar me të dhëna nga automjetet e tyre.

Shërbimi i ri i trafikut live do të godasë automjetet në gjysmën e parë të 2017-tës. Shifra e automjeteve do të arrijë në miliona brenda fundit të 2018-tës tha HERE. Të dhënat do të grumbullohen nga frenat, fenerët, sistemet e lokalizimit, kamerat dhe sensorë të tjerë.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0