Blu Panorama, pas 3 vitesh negocim blihet nga kompania ajrore Uvet - Business Magazine Albania

Blu Panorama, pas 3 vitesh negocim blihet nga kompania ajrore Uvet


Çështja e kompanisë ajrore Blue Panorama ka marrë tashmë një kthesë. Kompania që është nën administrim të jashtëzakonshëm prej 5 vitesh, do të blihet nga “Uvet”, që operon në sektorin turistik që prej viteve 50. Në muajin Shkurt, “Uvet” bleu edhe tur operatorin italian “Settemari”.

Kështu, Blue Panorama që zë një pjesë të konsiderueshme të tregut të fluturimeve ajrore mes Shqipërisë dhe Italisë, do të zhvendosë fokusin drejt turistëve dhe turizmit.

Oferta e “Uvet” është paraqitur që në vitin 2014, por vetëm së fundmi është tërhequr nga gara konkurrentja e saj, duke mbyllur praktikisht çështjen. Italia Airways është firma e tërhequr nga gara.

Marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet në muajt e vjeshtës. “Uvet” ndërkohë numëron rreth 1000 punonjës dhe regjistron të ardhura në 2.4 miliardë euro në vit.

Blue Panorama ndërkohë, prej kohësh nuk i publikon bilancet. Por ndërkohë gjatë 2016 transportoi 1.2 milionë pasagjerë. “Uvet” ndërkohë beson se këtë vit kompania do ta mbyllë me 1.6 milionë pasagjerë.

Blerësit synojnë gjithashtu të zgjerojnë flotën ajrore, kryesisht me “Boeing 787”, që janë të gjeneratës së fundit dhe që kushtojnë mesatarisht 225 deri në 264 milionë $.

Ekspertët shprehen se, me shumë gjasa blerësit do të rishikojnë edhe hartën e itinerareve të kompanisë, edhe në Europë, sidomos në tregjet ku ka shumë kompani low-cost që janë aktive.

Burimi: Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0