Bloggerja e udhëtimit Brooke Saward, folëse në Spark.me 2019

Blogerja e udhëtimit Brooke Saward, folëse në Spark.me 2019


Brooke Saward, folësja e rradhës në Spark.me 2019, është themeluese dhe editore e një nga blog-eve më të famshëm në botë – World of Wanderlust, i cili e ndihmoi atë të krijojë një audiencë online me më shumë se 1.2 milionë fansa.

Blogg-u i udhëtimit World of Wanderlust nisi në vitin 2012 dhe që atëherë është bërë një qendër për udhëtarët milenial që kërkojnë ekspertizën e Brooke për destinacionet më interesante për të udhëtuar, këshilla të ndryshme dhe aventura të përballueshme përmes fotografive dhe historive të saj frymëzuese të udhëtimit. Katër vite me vonë, ajo vendosi të kombinojë të gjitha njohuritë e saj për këtë fushë në një libër të quajtur World of Wanderlust.

Brooke ka vizituar më shumë se 80 vende dhe është publikuar në revista si Ellen, Cosmopolitan, Luxury World Traveler etj. Ajo është e apasionuar pas promovimit të vendeve të cilët mund të përfitojnë nga turizmi dhe është më shumë e tërhequr ndaj udhëtimeve luksoze, aventureske dhe eko-turizmit.  Puna e saj e frymëzoi të shpërndajë ide interesante biznezi që ka hasur nëpër botë dhe t’i prezantojë ato në vendlindjen e saj Australi. Kjo e shtyu të nisë gjithashtu tre biznese të suksesshme lokale.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €.

Çmimi i plotë i biletës është 300 €. 

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0