BlackBerry dhe TCL i do t’i japin fund partneritetit në gusht 2020

BlackBerry dhe TCL do t’i japin fund partneritetit në gusht 2020


Ndryshime të mëdha po vijnë për BlackBerry dhe TCL, duke qenë se tregu i Smartphone është gjithnjë në përmirësim. Dyshja ka lajmëruar se do i japë fund bashkëpunimit të tyre teknologjik të liçensuar4 vjeçar, në gusht të vitit 2020.

TCL deri tani ka dizejnuar dhe hedhur në treg pajisjet hardware të celularëve BlackBerry. Ajo bashkëpunon me vetëm 1% të të gjithë smartphone-ve që kërkojnë shërbime hardware. TCL do të vazhdojë të punojë me modelet smartphone që janë në treg deri në 31 gusht 2022.  “Ne…me keqardhje ju lajmërojmë…se në 31 gusht 2020, TCL communication nuk do jetë më kompania, e cila do merret me dizejnimin e celularëve të BlackBerry”, thuhet në postimin e bërë në llogarinë zyrtare të BlackBerry në Twitter. TCL nuk ka më të drejtë të dizejnojë apo shesë asnjë nga celularët e BlackBerry.

Lexo këtu: BlackBerry liçenson kompaninë kineze TCL, për prodhimin e telefonëve BlackBerry

BlackBerry ka qenë lider në botë për celularë në kohën kur i krijonte celularët dhe u integronte sistemin operativ të krijuar prej kompanisë së tyre. Kjo periudhë suksesi ka qenë para se të dilte në treg ekrani me prekje. Pasi Apple lançoi iPhone-in e parë, BlackBerry vuri re se klientët po largoheshin.

Pas kësaj BlackBerry u mënjanua nga tregu i celularëve dhe u fokusua tek siguria, shërbimet sipërmarrëse dhe sistemet derisa u shfaq TCL.

TCL lajmëroi gjatë dhjetorit 2016 se do bashkëpunonte me BlackBerry për të prodhuar pjesët hardware të celularëve, por jo sisteme operative të tyre. Vitet e fundit është vënë re një ulje e përgjithshme e zhvillimit të Smartphone-ve në shumë vende të botës. Si pasojë e uljes së interesit për celularët e kompanisë, BlackBerry dhe TCL morën vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin.

techcrunch

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0