BKT vlerësohet si "Banka më e mirë e vitit" nga revista prestigjoze "The Banker" - Business Magazine Albania

BKT vlerësohet si “Banka më e mirë e vitit” nga revista prestigjoze “The Banker”


Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, “The Banker”, një publikim i Financial Times. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve Banka më e mirë e vitit, e zhvilluar në Londër më 7 dhjetor 2016. Kjo është hera e shtatë që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare.

Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: “Çmimi Banka më e mirë në Shqipëri për të shtatin vit, është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri. I jemi shumë mirënjohës të gjithë klientëve dhe punonjësve për mbështetjen e vazhdueshme e cila bëri të mundur arritjen e këtij suksesi. Unë kam besim të plotë se dedikimi ynë i vazhdueshëm për të arritur standartet më të larta të përsosmërisë do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil shtoi se: “Ne jemi krenar që për të shtatën herë marrim këtë çmim, i cili tregon dhe vlerëson përpjekjet tona të vazhdueshme për ti shërbyer klientëve me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve. Ky sukses thellon akoma më shumë motivimin tonë për të ngritur sa më lart emrin e BKT dhe për ti shërbyer klientëve edhe më mirë në të ardhmen.”

Së bashku me çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga The Banker, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga “Euromoney” dhe “EMEA Finance”.

Për më tepër BKT Shqipëri dhe Kosovë përzgjidhen si “Banka më e mirë në Shqipëri” dhe “Banka më e mirë në Kosovë” nga revista bne IntelliNews. Ҫmimi i dhënë bazohet në vlerësimin e kthimit të ekuitetit, që është një nga indikatorët kryesor të aktivitetit bankar. Pranimi i këtij çmimi konfirmon reputacionin e Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë dhe Shqipëri si partner të besueshëm, si dhe demonstron se aktivitetet dhe strategjitë e Bankës Kombëtare Tregtare janë në drejtimin e duhur.

Rreth The Banker

The Banker është një nga burimet më të rëndësishme bankare dhe financare në botë, duke ofruar ekspertizën e saj ndërkombëtare në sektorin financiar që prej vitit 1926, dhe aktualisht është duke festuar 90 vjetorin e themelimit të saj. The Banker lexohet në mbi 180 vende dhe është burimi kryesor i të dhënave dhe analizave për industrinë bankare, duke vlerësuar dhe renditur bankat që nga viti 1970.

Rreth BKT

BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej 3.1 miliardë dollarë dhe 2.4 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 91 degësh, 65 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.

 

burimi: zeri.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0