Biznesi në dyert e gjykatës: Tashmë parashikohen procedura më të shkurtra për paditë me vlerë deri në 600,000 lekë - Business Magazine Albania

Biznesi në dyert e gjykatës: Tashmë parashikohen procedura më të shkurtra për paditë me vlerë deri në 600,000 lekë

gjykatë

Gjyljana Bakalli, Juriste

Sektori i biznesit ka nevojë për drejtësi të shpejtë, eficente dhe që përkrah rritjen e zhvillimin e saj. Drejtësia është një nga shtyllat e ekzistencës së një shteti demokratik. Drejtësia ushtrohet përmes sistemit gjyqësor të organizuar sipas disa shkallëve, duke nisur nga gjykatat e faktit deri të gjykatat e ligjit. Për të zgjidhur problemet të caktuara kontraktore, sipërmarrja i drejtohet sistemit të drejtësisë. E drejta është gjithmonë në evoluim duke iu përshtatur dhe kushteve ekonomike, sociale të në vendi dhe aktet ligjore janë nën ndryshim të shpeshtë.

Një nga ndryshimet e reja që ka pësuar Kodi i Procedurës Civile jane lidhur me paditë me vlera të vogla. Parashikimi i detitanishëm mbi paditë me vlerë të vogël ishte sipas nenit 182/a të Kodit të Procedurës Civile, paditë  me  vlerë  deri  në  150,000  lekë,  që  rrjedhin  nga marrëdhënie  kontraktore,  shqyrtohen  nga  gjykata  me  gjykim  të shkurtuar. Shqyrtimi  i  çështjes  me  gjykim  të  shkurtuar  para  gjykatës bëhet me shkrim. Gjykata mund të zhvillojë seancë gjyqësore verbale nëse e çmon të nevojshme. Shpjegimet dhe pretendimet me shkrim të paraqitura nga palët, në mbështetje të kërkesave dhe konkluzioneve të tyre, bëhen pjesë e  dosjes  gjyqësore,  ose  i  bashkohen  procesverbalit  kur  ai  mbahet

me shtypshkrim apo dorëshkrim. Në shqyrtimin e padive me vlerë deri në 150,000 lekë, gjykata mund të vendosë që dëshmitë e dëshmitarëve të merren me anë të deklaratave  me  shkrim  ose  videokonferencës,  të  siguruara  jashtë ambienteve  të  gjykatës.  Në  deklaratën  me  shkrim  të  dëshmitarit duhet të shënohet paralajmërimi i përgjegjësisë ligjore për deklarim të rremë. Vërtetimi i nënshkrimit vërtetohet nga noteri ose sekretaria e  gjykatës. Në lidhje me paditë me vlerë deri në 150,000 lekë, gjykata vendos  që  palët  të  sjellin  shpjegimet  me  shkrim, nëpërmjet videokonferencës apo me kërkesë të arsyetuar të palëve, si dhe kur gjykata e çmon të arsyeshme, ato mund të pyeten nëpërmjet mënyrave dhe mjeteve

të  tjera  të  komunikimit  në  distancë, që transmetohen në kohë reale të vendndodhjes me sallën ku zhvillohet procesi  gjyqësor, por nuk regjistrohen. Vendimi i gjykatës për paditë me vlerë deri në 150,000 lekë është i ankimueshëm pranë gjykatës së apelit përkatës dhe vendimi që jep gjykata përbën titull ekzekutiv sipas nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara të ligjit nr. 8116 date 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile”, është rritja e eficencës dhe efektshmërisë në sistemin e drejtësisë nëpërmjet rregullimeve proceduriale për zhvillimin e proceseve gjyqesore në menyre efikase dhe sa më të shkurtër, synojnë uljen e mbingarkesës së gjykatave dhe shqyrtimin e dosjeve gjyqësore brenda afateve të arsyeshme. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Civile, tashmë cështjet e vogla që do të gjykohen me procedurë të përshpejtuar do të jenë deri në vlerën e 20 fishit të pagës minimale në shkallë vendi, pra në vlerën 600,000 lekë. Gjykata e apelit shqyrton me 1 gjyqtar të vetëm ankimet kundër vendimeve për paditë me vlerë deri në 20 fishin e pagës minimale në shkallë vendi, që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore. Gjithashtu është rregulluar termonologjia juridike që përdoret në nenin 162/a të Kodit që parashikon procedurën e shqyrtimit të padive me vlerë të vogël, duke e përshtatur me terminologjinë e përdorur në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar.  E njëjta logjike ështe ndjekur edhe në ndryshimet që i janë kryer neneve 236/a, 285/a dhe 310 të Kodit, duke zëvendesuar togfjalëshin “deri në 150,000 lek” me togfjalëshin “deri në 20 fishin e pagës minimale në shkallë vendi”.

Ndryshimet që ka pësuar Kodi i Procedurës Civile lidhur me paditë me vlerë të vogël deri në vlerën 600,000 lekë janë një ndihmë e madhe për biznesin, i cili rrit kostot e veprimtarisë së tij duke humbur kohë me mosshlyerjen e detyrimeve kontraktore nga palë të tjera dhe kjo e rrezikon veprimtarinë e tij ekonomike. Shkurtimi i procedurave burokratike dhe aplikimi i metodave teknologjike janë një dobi e madhe për ecurinë e procesit gjyqësor në mënyrë efikase dhe produktive për sipërmarrjen. Biznesi ka nevojë për ndihmë sot më shumë se kurrë për t’ia dalë mbanë. Ndryshimet ligjore në vijim duhet të kenë patjetër në fokus lehtësirat për punën e një sipërmarrjeje që prodhon para, punësim dhe rritje të mirëqenies për shoqërinë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0