Biznesi me mjedra. Sipërmarrësja që u sfidua edhe nga punëtorët, sot kërkon ta eksportojë produktin - Business Magazine Albania

Biznesi me mjedra. Sipërmarrësja që u sfidua edhe nga punëtorët, sot kërkon ta eksportojë produktin

Sentiljana Marku është një finaliste në konkursin IDEA, biznesi i së cilës fokusohet te prodhimet e mrekullueshme të tokës shqiptare. Sentiljana është  me profesion infermiere dhe e ushtron atë në zonën e Vaut të Dejës. Ajo është prodhuese e frutit të mjedrës dhe nënprodukteve të saj, frut me të cilin u njoh rastësisht. Pasi u informua mbi efektet tepër kurative të mjedrës, ajo nisi ta kërkonte atë në tregun shqiptar, por pa që kishte një ofertë të pakët dhe çmime tepër të larta.

Kështu, asaj i lindi fillimisht ideja që ta kultivonte vetë këtë frut, në tokën në pronësi të familjes së saj. Fillimisht, duke mbjellë 3 rrënjë mjedër, të cilat shkuan kryesisht për konsum familjar, ajo u has me rritjen e kërkesës nga klientë lokalë, për këtë frut të munguar në vend. Sentiljana pa këtu një mundësi për zgjerimin në një fermë të mirëfilltë për prodhimin dhe konservimin e këtij fruti.

E pyetur nga Business Magazine sipërmarrësja na tregon vështirësitë dhe histori mjaft interesante gjatë fillimit të biznesit të saj:

“Edhe pse  shtytjen e parë ma dha organizata COSPE, me bazë materiale dhe me trajnime nga ekspertë agronome te Malit te Zi, unë sigurisht qe kam hasur në vështirësi. Fillimisht të bindja familjen që ta përdorja tokën për Mjedra, sepse të merrja me qira nuk kisha mundësi financiare. Pastaj edhe me punimet, sepse ishte e vështirë që punëtori të vinte me makineri për aq metër toke, kështu që më është dashur të paguaj dyfish.  Edhe gjate sezonit të punimit duan kujdes shumë të madh për të mos dëmtuar rrënjët, kështu që është dashur punë dhe ditë pafund për ta realizuar.

Dua të tregoj edhe një histori interesante. Punëtoret që merrja të më ndihmonin e kishin te vështirë te vinin, se u vinte keq të më merrnin leket,se thonin ti po harxhon ,po s’do ketë rezultat . Me pak fjale kam qene në një situate,ku duhet te punoja fort me fermën ne njërën anë dhe vullnetin në anën tjetër, që do t’ja dal, derisa arrita në prodhim

Sentiljana tashmë kërkon ta zgjerojë biznesin dhe shprehet se synon tregjet nordike:

Unë jam në hapat e parë të biznesit dhe aktualisht ferma ime është 1 dylym tokë (1000 metra). Sasia e prodhimit në vitin e parë ishte e kënaqshme  dhe duke pare këtë rezultat lindi dëshira qe në të ardhmen ta shtoj plantacionin, duke qenë se është frut i kërkuar shume në shtetet nordike.  Me rritjen e fermës, do rritet prodhimi dhe në këtë mënyrë përveç se të furnizoj tregun vendas, pse jo te mos eksportoj.

Sipas sipërmarrëses tregu në Shqipëri paraqet edhe problemet e veta, pasi produktet e importit preferohen më shumë nga bizneset e vendit, për shkak edhe të çmimeve më të ulëta, por që shprehet se ajo ka klientët e saj besnikë që ia vlerësojnë në maksimum produktin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0