Biznesi i shpërndarjes ka rritur shpejtësinë. Mes tyre edhe Turbo, një startup i ri - Business Magazine Albania

Biznesi i shpërndarjes ka rritur shpejtësinë. Mes tyre edhe Turbo, një startup i ri


E gjithë bota është “mbyllur”. Një skenar që nuk e kishim pare as imagjinuar ndonjëherë, e që ngjason me filmat fantashkencë Hollivudiane. Në një skenar të tillë, bizneset po drejtohen drejt online, si e vetmja zgjidhje për të mbijetuar nga kjo luftë me armikun e padukshëm ku na kërkohet të rrimë në shtëpi e të mos dalim. Na kërkohet të luftojmë me zakonet tona më të fuqishme si dalja për të blerë ushqime, fruta, perime, barna, veshje, pije, etj.

Me deklarimin e karantinës dhe orareve të kufizuara për të dalë, qoftë edhe për blerje të domosdoshme, shumë rrjete tregtare, supërmarkete, farmaci, etj po ofrojnë shërbimin në shtëpi. Për këtë, kompanitë e vogla të transportit të shpejtë, janë ato më dinamiket në këtë drejtim. Ne kemi komunikuar me drejtuesit e Turboo.Al

Administratorja Sindi Xhillari tha këtë angazhim dinamik të këtyre ditëve po e bën me kënaqi edhe si një formë ndihme për familjet apo individët. “Është e thjeshtë, nëse Turboo sjell atë që ju nevojitet pa nxjerrrë qytetarët nëpër dyqane, do ta parandalojmë shumëfish këtë epidemi në vendin tonë. Nisma duhet të vijë nga bizneset, me të cilat ne po bashkëpunojmë fort, por mirëpresim edhe të tjerë të na bashkohen. Është privilegj i madh për ne që jemi pjesë e një misioni të vështirë dhe me shumë përgjegjësi”.

Angazhimi i Turboo.al në këtë mision është përshëndetur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai e ka vlerësuar këtë punë të rëndësishme dhe mandje ka bërë turboo.al pjesë të misionit të shpërndarjeve të ndihmave të bashkisë për të gjithë të moshuarit.

Lexo: Turboo.al, aplikacioni inovator i tregut shqiptar

“Faleminderit Turboo.al e cila në këtë situatë të vështirë, ka vendosur të ofrojë shërbimin e ilaceve të të gjithë të moshuarve të Tiranës pa anjë pagesë, duke evituar dhe duke shmangur kështu edhe daljet e tyre për shërbimet spitalore”, shprehet ai në një postim të tijin në rrjetin social instagram.

Sindi gjithashtu thekson se stafi i Turboo.al është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse si maska dhe dorëza.

Sipas Menaxherit të Turboo.al Mariklen Elmazaj, përdorimi i shërbimit delivery në këtë situatë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjes së panikut”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0