Bizneset e ish-Bllokut do të bëhen të mëdha, njofton ministri Ahmetaj - Business Magazine Albania

Bizneset e ish-Bllokut do të bëhen të mëdha, njofton ministri Ahmetaj


Bizneset e zonës së ish Bllokut në Tiranë do të njihet si biznes i madh, është shprehur ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë një takimi në drejtorinë e doganave të Tiranës.

“Nesër blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh sepse e vërteta kjo është, dhe unë në fund të javës, dua t’i tregoj publikut shqiptar që ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh. Është e domosdoshme që gjatë gjithë periudhës së planit, të reflektoni modesti dhe dua që t’i porosisni të gjithë punonjësit tuaj që të kenë një sjellje shembull me tatimpaguesit, pra shumë këmbëngulës, shumë profesional, por shumë modest”, tha Ahmetaj.

Veç të tjerash ministri Ahmetaj kërkoi që mallrat kinezë dhe turke të përqëndrohen vetëm në Doganën e Tiranës.

“Duke ditur se çfarë bëhet me mallrat turke dhe kineze, nuk do të bëhet më as në Durrës, as në Fier, askund tjetër. Të gjitha do të vijnë këtu. Dhe kini parasysh, se ju e dini shumë më mirë se unë se këtu bëhet problematika kryesore, te mallrat turke dhe kineze, po flas në referencë të vlerës, dhe mos harroni se monitorimin do ta keni jashtëzakonisht shumë të madh”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se për qëllime të rritjes së efikasitetit të kontrollit, hetimi financiar dhe policia doganore do të dalin jashtë territorit të doganës.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0