Bitcoin rritet me 9% teksa presidenti Biden shpall urdhërin ekzekuiv për kriptomonedhat - Business Magazine Albania

Bitcoin rritet me 9% teksa presidenti Biden shpall urdhërin ekzekuiv për kriptomonedhat

Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera u rritën të mërkurën pasi presidenti Joe Biden, shpalli urdhërin e shumëpritur ekzekutiv mbi asetet digjitale, i cili dukej se mbante një qëndrim pozitiv ndaj industrisë së shkëmbimit të kriptovalutave.

Bitcoin po tregëtohej me 42.284 $ rreth 9 % më shumë sipas Coin Metrics. Kriptomonedhat e tjera gjithashtu, duke përfshirë dhe ether, u rritën në vlerë.

Por, rritja fillestare në vlerë erdhi para shpalljes së vendimit ekzekutiv.

Urdhëri ekzekutiv i Biden synon të adresojë mënyrën e zhvillimit të shkëmbimit të kriptovalutave në SHBA, ndërsa kritikët thonë se kjo do të lërë industrinë e vendit pas shumë vendeve të tjera në botë.

Lexo edhe: Të investosh apo të prodhosh Bitcoin? Çfarë sjell më shumë përfitime sipas llogarive

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruajnë lidershipin teknologjik në këtë hapësirë në zhvillim, duke mbështetur inovacionin, teksa ruan nga rreziqet konsumatorët, bizneset  dhe sistemin financiar më gjerë,” thotë urdhëri ekzekutiv.

Politika e Biden kërkon marrjen e masave për të mbrojtur konsumatorët, investitorët dhe bizneset amerikane dhe për të ruajtur SHBA-të nga rreziqet e sistemit financiar global.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0