Bitcoin po konkurron me arin si monedhë alternative - Business Magazine Albania

Bitcoin po konkurron me arin si monedhë alternative

~2 minuta lexim

Rritja e Bitcoin në vitin 2020 mund të vazhdojë pasi kriptomonedha dixhitale konkurron më mirë me arin si një monedhë “alternative”, tha JPMorgan në një shënim të Premten. Bitcoin është rritur më shumë se 70%, dhe njoftimi i kësaj jave se PayPal do të lejojë përdoruesit e saj të blejnë, shesin dhe shkëmbejnë kriptomonedhën shërbeu si një tjetër miratim i nivelit të lartë për kriptovalutën.

Në fillim të këtij muaji, Square bleu Bitcoin me vlerë 50 milion dollarë ndërsa angazhohet më tej për të parë monedhën dixhitale si një investim afatgjatë. Por Bitcoin është ende një aset relativisht i vogël dhe favorizohet kryesisht nga investitorët e rinjë që nuk janë aq me ndikim në treg sa gjeneratat e vjetra që favorizojnë kryesisht arin fizik. Sipas JPMorgan, tregu fizik i arit është me vlerë 2.6 trilionë dollarë, i cili përfshin aktivet e mbajtura brenda ETF-ve të arit. Që Bitcoin të arrijë arin për sa i përket vlerës së tregut, monedha kripto do të duhet të rritet 10 herë nga nivelet aktuale.

LEXO: PayPal pranon tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin dhe kriptomonedhave

“Edhe një grumbullim modest nga ari si një monedhë ‘alternative’ për një periudhë më të gjatë do të nënkuptojë dyfishimin ose trefishimin e çmimit të bitcoin,” tha JPMorgan. Dhe me kalimin e kohës, kriptoja mund të mbahet për arsye të tjera përveçse të qenit një rezervë e pasurisë siç është ari, sipas JPMorgan.

“Kriptomonedhat nxjerrin vlerë jo vetëm sepse ato shërbejnë si depo të pasurisë por edhe për shkak të dobisë së tyre si mjet pagese. Sa më shumë agjentë ekonomikë të pranojnë kriptomonedhat si mjet pagese në të ardhmen, aq më e lartë është dobia dhe vlera e tyre”, shpjegoi JPMorgan.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0