BITCOIN ka zbritur në $4,000, po ku pritet të arrijë - Business Magazine Albania

BITCOIN ka zbritur në $4,000, po ku pritet të arrijë


Shkruar nga Gevio Tabaku, ekspert IT

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për monedhen virtuale, ose kriptovalutën Bitcoin. Bitcoin është kriptovaluta e parë dhe me më shumë influencë nga gjithë kriptovalutat e tjera (ditët e sotme ka më shumë se 200 kriptovaluta).

Bitcoin i ka fillesat në vitin 2009 dhe sot bëhen afërsisht 10 vjet që prej momentit që monedha u krijua. Në këto vite Bitcoin ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por momenti më i lavdishëm për këtë monedhë ishte në dhjetor 2017, kur 1 Bitcoin arriti shifrën rekord $20,000.

Në atë periudhë u shënua edhe shifra më e lartë e shitjes USD për BTC.

Po në çfarë situate gjendet monedha ditët e sotme dhe çfarë pritet të ndodhë në ditët dhe muajt në vazhdim me çmimin e saj?! Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetje, është me rëndësi të diskutojmë kohështrirjen me datat dhe vlerën e monedhës gjatë vitit të kaluar dhe ta krahasojmë me vlerën që ka ditët e sotme.

30 GUSHT 2017

Monedha shënon vlerën e $4,500 dhe ruan një çmim stabël, ku vërtitet nga $3,100 deri në $4,700. Ndryshimet fillojnë në muajin tetor ku monedha fillon edhe merr trajtë rritëse.

12 TETOR 2017

Monedha kalon çmimin e $5,100 dhe është në proporcion të vazhdueshëm rritës. Çmimi qëndron stabël për pjesën e mbetur të tetorit dhe vërtitet midis $5,100 deri në $6,100. Ndryshimet madhore në çmim fillojnë gjatë muajit nëntor.

1 NENTOR 2017

Monedha kalon çmimin e $6,400 dhe është në rritje të vazhdueshme, ku kalon shifren e $7000 në 3 Nëntor. Monedha pëson një luhatje dhe ulje në çmim në datën 12 nëntor, (zbret në $6000), por çmimi ndryshon sërisht dhe në datën 19 nëntor kap vlerën e $8000. Vlera më e madhe e muajit nëntor arrihet në datën 29, ku monedha kap vlerën e $11,000 ku prej aty vazhdon gjithmonë në proporcion rritës  derisa arrin kulmin prej $20,000 në muajin dhjetor.

DHJETOR 2017

I gjithë muaji dhjetor shoqërohet me rritje, tek-tuk me disa luatje të vogla në çmim. Monedha kap shifër rekord prej $17,800 më 8 dhjetor, por shoqërohet nga një ulje në çmim 2 ditë më pas dhe arrin vlerën e $15,000. Çmimi vazhdon të rritet duke u shoqëruar edhe nga luhatje, dhe arrin vlerën rekord prej $20,000 për 1 Bitcoin në datën 17 dhjetor, sipas CoinDesk. Çmimi vazhdon me luhatje dhe shoqërohet me një ulje vlere prej 30% pas disa ditësh, ku më pas vlera totale e monedhës shkon në $11,000.

Ky vit ka disa ndryshime të vogla në vlerë, në krahasim me vitin e kaluar.

Saktësojmë se monedha ka ruajtur një çmim stabël për rreth 2 muaj të vitit 2018. Respektivisht, muaji shtator, tetor dhe deri në gjysmën e muajit nëntor kanë ruajtur vlerën e $6000. Gjysma e dytë e nëntorit solli luhatje të monedhës dhe ra në $4000.

Por çfarë ndikimi do të ketë çmimi i ulët i tanishëm i monedhës, me çmimin që kjo e fundit do të ketë gjatë muajve në vazhdim?!

Çmimi i ulët u hap derën investitorëve të rinj për të investuar dhe bërë të tyre monedhën më të madhe virtuale. Kjo çon në mënyrë indirekte në rritjen e vlerës së monedhës.

Ka shumë versione për vlerën e monedhës gjatë muajve në vijim, por Lleë Claasen, drejtori ekzekutiv i fondacionit Bitcoin, është shprehur se vlera e Bitcoin do të arrij shifrën e $40,000 pikërisht gjatë këtij viti. Parashikimet e tij kërkojnë një analizë më të plotë, por kjo shifër është diçka që ka potencialin të arrihet.

Jemi në pritje të ecurisë së Bitcoin gjatë ditëve dhe muajve në vijim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0