Bitcoin bie nën 20,000 dollarë ndërsa intensifikohet shkrirja e kriptove - Business Magazine Albania

Bitcoin bie nën 20,000 dollarë ndërsa intensifikohet shkrirja e kriptove

Bitcoin

Bitcoin ka rënë nën 20,000 dollarë këtë shtunë, duke zgjeruar një rrëshqitje brutale të kriptomonedhave. Çmimi i bitcoin ra 9% në 24 orë në 19,217.81 dollarë, sipas të dhënave të Coin Metrics. Hera e fundit që bitcoin ra nën këtë nivel ishte dhjetori i vitit 2020.

Ether, tokeni i dytë më i madh, ra 10% në 997,75 dollarë, niveli i tij më i ulët që nga janari 2021.

Investitorët e kriptove po përballen me rritje agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së dhe një krizë në përkeqësim të likuiditetit që i ka shtyrë lojtarët kryesorë në vështirësi financiare.

Fed të mërkurën rriti normat me 75 pikë, rritja e saj më e madhe që nga viti 1994. Kjo ka çuar në një tërheqje nga aktivet e rrezikshme të të gjitha grupeve, duke përfshirë aksionet dhe kriptot.

Diku tjetër, hapësira e kriptove është ende duke u rimëkëmbur nga pasojat e kolapsit prej 60 miliardë dollarësh të dy tokens kryesore muajin e kaluar.

Lexoni: Firmat kripto – Mijëra monedha digjitale do pësojnë kolaps, krahasojnë tregun me ditët e hershme të dotcom

Terra, një e ashtuquajtur stablecoin që duhej të kishte vlerë 1 dollarë, u rrëzua në një fraksion të një centi, duke marrë me vete një monedhë të lidhur të quajtur Luna. Këtë javë, huadhënësi prej 3 miliardë dollarësh i kriptove Celsius ndërpreu transaksionet, duke i mbyllur përdoruesit nga fondet e tyre dhe duke rritur frikën se mund të përballet me falimentim.

Celsius vepron si një bankë, duke marrë kripto-n e investitorëve dhe duke ua dhënë hua institucioneve për të gjeneruar një kthim nga depozitat. Ajo mban shumë asete në të ashtuquajturën hapësirë ​​të decentralizuar të financave.

Një tjetër lojtar kyç, Three Arrows Capital, është në mes të krizës së tij të likuiditetit. Fondi mbrojtës i kriptove prej 10 miliardë dollarësh raportohet se është në prag të falimentimit pasi rënia në tregjet e kriptove redukton vlerën e zotërimeve të tij.

3AC ishte një investitor në Terra dhe ka bërë baste në shumë tokens, duke përfshirë bitcoin, eter dhe solana.

Zu Shu, bashkëthemeluesi i firmës, tha se ishte “në proces të komunikimit me palët përkatëse dhe plotësisht i përkushtuar për ta zgjidhur këtë”. Të premten, ai i tha Wall Street Journal se 3AC po konsideronte shitjet e aseteve dhe një shpëtim nga një firmë tjetër për të shmangur kolapsin.

/cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0