Bitcoin bëhet më i qëndrueshëm pas rënies gjatë Krishtlindjeve

Bitcoin bëhet më i qëndrueshëm pas rënies gjatë Krishtlindjeve


Çmimi i Bitcoin u stabilizua të Mërkurën pas disa ditëve të paqëndrueshme gjatë periudhës së Krishtlindjeve, e cila shënoi rënien prej 12 000 $ para se të merrte veten me më shumë se 4,000 dollarë në një periudhë shumë të shkurtër.

“Edhe pse rënia e kohëve të fundit i frikësoi shumë adhuruesit e bitcoin, duke marrë parasysh historinë relativisht të shkurtër të tregtimit të bitcoin, luhatja e çmimeve duket të jetë thjesht normale. Ajo arriti kulmin më 17 Dhjetor,” tha Hussein Sayed, strategu kryesor i tregut në FXTM.

“Nëse tregu i Bitcoin është afër përfundimit apo po ndalon thjesht për një pauzë të shkurtër, mbetet të jetë një pyetje e drejtë për vitin 2018.”

Lexoni: Arben Malaj paralajmëron kujdes me bitcoin

Një nga çështjet më të mëdha të bitcoin tani është se mbetet e vështirë të vlerësohet dhe investitorët tradicionalë janë shumë të kujdesshëm ndaj saj.

Analisti James Faucette vuri në dukje madhësinë relativisht të vogël të tregut dhe numrin e vogël të shitësve të gatshëm për të shkëmbyer bitcoin për mallrat aktuale. Faucette tha se bitcoin nuk është si një monedhë e zakonshme apo si ari dhe ka vështirësi në shkallëzim.

Në periudhën e Krishtlindjeve bitcoin ra poshtë 12,000 $ me një humbje prej më shumë se 30%.

Humbjet e Bitcoin u përkeqësuan nga fakti se ndryshe nga tregjet tradicionale, ai nuk ka mekanizëm për të ndalur tregtimin kur ka vlera të mëdha në humbje. Këto njihen si ndërprerësa dhe automatikisht ndalojnë tregtimin kur asetet bien nga një përqindje e caktuar.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0