Midis një ndalese dhe një destinacioni ka një ndryshim të madh. Një ndalesë është një vizitë e thjeshtë, shpesh jo e planifikuar, ku mund të bësh një blerje dhe të mos kthehesh më. Ndërsa një destinacion është shumë më shumë, një destinacion të fton të rikthehesh herë pas here, në të njëjtin vend, ka një arsye që të tërheq.
Në Billa dhe showroom-et e saj, klientët rikthehen për të rimodeluar hapësirat e tyre, rikthehen me një mik për t’i prezantuar Billa-n dhe gamën e produkteve dhe zgjidhjeve të saj, rikthehen për t’u frymëzuar dhe për të marrë ide të reja. Të rikthehesh në Billa për herën e tretë, të katërt ose të dhjetë është mëse normale, por pse? Çfarë e bën Billa-n një destinacion?
Cilësi që të fton të kthehesh
Nëse do t’i jepnim përgjigje pyetjes “pse Billa është një destinacion dhe jo thjesht një ndalesë?”, atëherë kjo pyetje do të kishte dy përgjigje kyçe: së pari, cilësia e produkteve të saj në çdo kategori, dhe së dyti, po aq e rëndësishme, shërbimi ndaj klientit në Billa. Le të ndalemi fillimisht tek pika e parë.
- Pllakat e Villa Ceramica, pjesë e Billa Holdings, të prodhuara si rezultat i traditës dhe ekspertizës spanjolle, paraqesin një gamë produktesh njëkohësisht rezistente dhe tërheqëse, të përshtatshme për çdo hapësirë dhe gjeografi. Sot, ato janë të pranishme në mbi 92 vende të botës, një dëshmi e një cilësie që tejkalon kufijtë dhe mbart emrin Billa.
- Parketet me teknologjitë më të fundit, si SPC, ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për t’u instaluar, të lehtë për t’u mirëmbajtur dhe ultra-rezistente ndaj faktorëve të jashtëm dhe ujit. Një zgjidhje praktike nga Billa, e qëndrueshme në kohë dhe e përshtatshme për çdo ambient.
- Hidrosanitaret dhe mobiliet e markave lider në botë, të vlerësuara prej dekadash, si Ideal Standard dhe Colombini Casa. Zgjidhje funksionale, të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetesës tuaj: në rastin e hidrosanitareve, zgjidhje efikase që kursejnë, ndërsa në rastin e mobilieve, zgjidhje transformuese, si estetikisht ashtu edhe emocionalisht.
Lexo edhe:Çfarë ndodh kur cilësia nuk duket… por ndjehet?
Shërbim që të bën të ndihesh si në shtëpi
Një prej arsyeve kryesore pse sot showroom-et e Billa-s në të gjithë Shqipërinë, si edhe në Belgjikë, janë kthyer nga një ndalesë në destinacione të mirëfillta, është shërbimi ndaj klientit. Jo thjesht një marrëdhënie blerës-shitës, por një raport miqësor me përfaqësuesit dhe ekspertët e showroom-eve. Një atmosferë frymëzuese dhe mikpritëse, ku kërkesat dhe nevojat dëgjohen në mënyrë aktive dhe përkthehen në zgjidhje të personalizuara. Sepse, edhe pse dy projekte mund të ngjajnë, asnjë prej tyre nuk është i njëjtë në çdo detaj të tij, dhe tek Billa, ekipi i saj kujdeset që çdo projekt të gjejë ato elemente që i mungojnë.
Përvoja e shërbimit ndaj klientit në Billa ndahet zakonisht në tre faza:
- Para vizitës në showroom çdo pyetje merr përgjigje të shpejtë dhe të personalizuar në kanalet e ndryshme të komunikimit.
- Gjatë vizitës në showroom një tur i plotë në galerinë e opsioneve dhe mundësive të Billa, me sugjerime nga ekspertë që njohin produktet në detaje.
- Pas vizitës në showroom ndarja e suksesit të çdo klienti si sukses i përbashkët.
Marrëdhënie që zgjasin me dekada
Një pjesë e konsiderueshme e marrëdhënieve të Billa-s me klientët e saj janë marrëdhënie që janë krijuar me kohë dhe janë forcuar me kalimin e viteve, 5, 10, 15 apo 20 vite, që nga ditët e para të fillimit të aktivitetit të saj. Ky është rezultati i një pune të kujdesshme dhe i një filozofie që nuk i sheh klientët si një vizitë të vetme, por secilin prej tyre si një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë. Billa drejtohet nga disa vlera të pandryshueshme, vlerat e bashkëpunimit dhe vërtetësia, të cilat reflektohen qartë në cilësinë e produkteve dhe shërbimit të ofruar.
Showroom-et e Billa: Destinacionet që transformojnë hapësirat tuaja
Showroom-et e Billa-s sot janë kthyer në destinacione, destinacione për blerjen e dytë ose të shtatë, hapësira frymëzimi për projektet e së ardhmes, pika referimi për njohuritë e ofruara nga ekspertët e tyre. Çdo vizitë inspiron dhe prodhon ide të reja, çdo përjetim ofron një vizion të ri të të jetuarit. Prandaj, tek Billa gjithmonë rikthehesh!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.