Bill Gates zbulon se cili profesion nuk do të zëvendësohet dot nga inteligjenca artificiale - Business Magazine Albania

Bill Gates zbulon se cili profesion nuk do të zëvendësohet dot nga inteligjenca artificiale

Bill Gates tregon se si do të ndryshojë jeta jonë pas 5 vitesh falë teknologjisë

Bill Gates shpjegon se profesioni i programimit do të jetë i pandryshueshëm dhe ndër profesionet që do të mbijetojnë përpos zhvillimit të inteligjencës artificiale. AI nuk është këtu për të marrë vendet e punës të programuesve, por  është këtu për të transformuar mënyrën se si ata punojnë. Ata që do ta pranojnë AI-në si një mjet që i pasuron dijet e tyre do të zbulojnë mundësi të reja dhe aftësi të përmirësuara. Megjithatë, kjo kërkon adaptim: të mësohet për AI-në, të kuptohen kufizimet e saj dhe të përdoret strategjikisht.

Kur bëhet fjalë për inovacionin, pak njerëz janë aq vizionarë sa Bill Gates, i cili beson se programimi është një nga profesionet e pakta që nuk do të prekë zhvillimi i kësaj teknologjie.

AI ka hyrë në botën e programimit si një mjet i fuqishëm, duke ndryshuar mënyrën se si shkruhet dhe optimizohet kodi. Mjetet e fuqizuara nga AI si GitHub Copilot, mund të sugjerojnë linja kodi, madje edhe blloqe të tëra, ndërsa zhvilluesit i shkruajnë ato. Kjo kursen kohë për detyra përsëritëse si vendosja e funksioneve bazë ose rregullimi i gabimeve të zakonshme.

Lexo edhe: Nga vizion në veprim, si Evropa po punon që të kthehet në superfuqinë botërore të AI-së

Produktiviteti rritet pasi programuesit mund të përqendrohen më shumë në zgjidhjen e problemeve komplekse dhe kreative, ndërkohë që AI merr përsipër detyra si dokumentimi automatik ose testimi i njësive. AI gjithashtu mundëson që individët me pak përvojë teknike të shkruajnë kod funksional, çka mund të rrisë konkurrencën në tregun e punës, veçanërisht për pozitat junior.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se programuesit janë të zëvendësueshëm. AI ende ka nevojë për mbikëqyrje njerëzore për të siguruar që kodi të jetë i saktë, i sigurt dhe i efektshëm. Programuesit mbeten thelbësorë për projektimin e sistemeve, kuptimin e kërkesave dhe marrjen e vendimeve kritike.

AI nuk po ndryshon vetëm mënyrën se si bëhet programimi, por po krijon gjithashtu fusha dhe kërkesa të reja. Ka një kërkesë gjithnjë e më të madhe për programues që mund të ndërtojnë dhe trajnojnë modele AI, të punojnë me korniza si TensorFlow ose PyTorch dhe të optimizojnë algoritme.

 

Burimi: En-As.com / Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0