Bill Gates: rreziku i Covid është ulur shumë, por një tjetër pandemi po vjen - Business Magazine Albania

Bill Gates: rreziku i Covid është ulur shumë, por një tjetër pandemi po vjen

Bill Gates

“Ne do të kemi një pandemi të re. Herën tjetër do të jetë një patogjen tjetër”, ka thënë Gates për CNBC.

Në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih ai tha se zhvillimi i teknologjisë mjekësore duhet të ndihmojë botën të përballet më mirë me patogjenin e ardhshëm. Sipas Gates, vetëm kjo nuk mjafton.

“Nëse çdo vend do të bënte atë që bëri Australia, atëherë ne nuk do të flisnim për një pandemi”, shtoi Gates. Australia aplikoi masat më të ashpra kundër pandemisë, kur Sidnei dhe Melburn përjetuan bllokimet më të gjata dhe lëvizja e njerëzve të pavaksinuar u kufizua shumë.

Më vonë, vendi prezantoi rregulla që ndalonin personat e pavaksinuar të ushtronin profesione të ndryshme. Kjo ishte edhe arsyeja që Novak Gjokoviç nuk u pranua në Australian Open.

Gates thekson se, përveç masave, nevojitet një investim prej të paktën 3.5 miliardë dollarësh për të zhvilluar më shpejt vaksinat për pandeminë e ardhshme dhe për të vaksinuar pastaj sa më shumë njerëz.

Lexo: Fundi i Pandemisë: Çfarë do të thotë Covid ‘Endemik’ dhe kur mund të arrijmë atje?!

“Herën tjetër ne duhet të përpiqemi t’i realizojmë ato jo në dy vjet, por në gjashtë muaj”, tha Gates, duke marrë për bazë ritmin e vaksinimit.

Ai deklaroi se ishte “shumë vonë” për të arritur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 70% të popullsisë së botës deri në mesin e vitit 2022. “Deri në fund të vitit 2022, ne duhet të kthehemi në normalitet”, tha bashkëthemeluesi i Microsoft një vit më parë.

Gates dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft në 2014-ën dhe ka investuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në luftën globale kundër Covid-19, përmes Fondacionit të tij Bill dhe Melinda Gates.

Ai ka mbështetur zhvillimin e vaksinave të reja, duke sponsorizuar më shumë se 250 milionë dollarë dhe 156 milionë të tjera për skemën Covax, e cila u krijua për të siguruar që vendet me të ardhura më të ulëta të kenë akses në ilaçet dhe vaksinat kundër koronavirusit.

CNBC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0