Bill Gates: Nuk kam bërë asnjë ditë pushimi në të 20-tat - Business Magazine Albania

Bill Gates: Nuk kam bërë asnjë ditë pushimi në të 20-tat

Kur Bill Gates u pyet në një konferencë rreth balancës mes punës dhe jetës, ai tha: “Unë nuk mora asnjë ditë pushim gjatë të njëzetave të mia. Asnjë.” Në ditët e para të Microsoft-it ekzistonte një politikë e pashkruar: “pa pushime, pa fundjava”. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, por kjo ndjesi e përkushtimit ekstrem mund të ndihmojë për t’iu përgjigjur një pyetjeje të vjetër sa vetë koha: Sa fort duhet të punojmë në të vërtetë?

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it nuk është i vetmi njeri i përkushtuar që dëshiron të arrijë rezultate. Një studim i Harvard Business Review tregoi se shumica e individëve me të ardhura të larta punojnë më shumë se 50 orë në javë. Drejtorët ekzekutivë (CEO) punojnë mesatarisht 62.5 orë në javë dhe madje edhe në fundjavë, duke kaluar rreth 3.9 orë me çështje pune në ditë që supozohet të jenë për pushim.

Tingëllon e tepruar?

Në vitin 1930, ekonomisti i njohur John Maynard Keynes shkroi një ese të titulluar “Mundësitë Ekonomike për Nipërit Tanë”. Ai parashikoi se brenda 100 vitesh (pra rreth vitit 2030), njerëzimi do të kishte arritur një nivel të tillë zhvillimi teknologjik, saqë problemi i mungesës do të ishte zgjidhur, dhe njerëzit do të punonin vetëm 15 orë në javë. Në një farë mënyre, Keynes pati të drejtë,  dhe njëkohësisht gaboi. Ai kishte të drejtë për pjesën e zhvillimit teknologjik: krahasuar me vitet 1930, sot jetojmë në një epokë bollëku të jashtëzakonshëm. Por, ndryshe nga parashikimi i tij, shumë prej nesh punojnë më shumë se kurrë, shpesh jo për të mbijetuar, por për të përmbushur dëshirat dhe ambiciet që vetë kemi krijuar.

Lexo edhe: Ari pëson rënien më të madhe të vlerës në dekadën e fundit pas rritjes rekord

A ishte jeta më e mirë në epokën e gurit?

James Suzman kaloi 30 vite duke studiuar dhe jetuar me një nga shoqëritë më të lashta të gjuetarëve-mbledhës, Ju/’hoansi në Afrikën Jugore. Përmes punës së tij dhe librit “Work: A Deep History, From the Stone Age to the Age of Robots”, Suzman zbuloi se këto shoqëri kalonin rreth 15 orë në javë për të plotësuar nevojat materiale. Megjithëse ishin të varfër sipas standardeve moderne, ata e konsideronin veten të pasur. Shumë antropologë fajësojnë bujqësinë për ndryshimin në raportin tonë me punën dhe kohën. Me lindjen e bujqësisë dhe qyteteve, njerëzit nisën të ndjekin jo më nevojat, por dëshirat. Të rrethuar nga të tjerët, nisën të krahasoheshin, të xhelozonin, të dëshironin më shumë. Sot shumica prej nesh jetojnë në qytete. Identiteti, komuniteti dhe qëllimi ynë janë ngushtë të lidhur me punën. Sa më shumë pasuri krijojmë, aq më shumë dëshira lindin, dhe konkurrenca për status bëhet pjesë e pandashme e jetës. Paradoksalisht, sa më shumë para fiton dikush, aq më shumë punon. Dikur, pasuria të lejonte të mos punoje; sot, ajo të jep “privilegjin” të punosh edhe më shumë.

“Ne bëjmë sikur punojmë…”

Në botën e përfytyruar nga Keynes, vazhdimi i punës përtej nevojës ishte çështje zakoni. Në botën moderne, është bërë çështje identiteti. Shpesh, profesionet më kërkuese e lidhin vlerën e individit me orët e tepërta të punës. Kur dikush humbet punën, zakonisht e përjeton rëndë; kur dikush merr pushim të gjatë ose një sabatik, ndien nevojën ta justifikojë. Në kulturën tonë, puna është gjithçka, dhe nëse kultura nuk na detyron të punojmë, mund të ndalemi. Në ekonominë e dikurshme sovjetike, ku punësimi ishte i garantuar dhe produktiviteti i ulët, rroga shpesh lidhej më shumë me besnikërinë sesa me performancën. Kështu lindi dhe shprehja e famshme që përmbledh ironinë e një sistemi pa motivim: “Ne bëjmë sikur punojmë, ata bëjnë sikur na paguajnë.”

PT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0