Bill Gates dhuron 4.6 miliardë dollarë për bamirësi

Bill Gates dhuron 4.6 miliardë dollarë për bamirësi


Bill Gates, njeriu më i pasur në planet, dhuroi 4.6 miliard dollarë, donacioni më i madh i dhënë ndonjëherë që kur nisi fondacionin e bamirësisë Bill & Melinda Gates.

Gates dhuroi 64 milion aksione të Microsoft. Me shumë gjasa këto para do të shkojnë në drejtim të fondacionit që themeloi me bashkëshorten e tij në 2000.

Aksionet e dhuruara përbëjnë 5% të pasurisë së tij prej 90 miliardë dollarësh. Ky dhurim redukton aksionet e Gates në Microsoft, kompani të cilën e themeloi në 1975.

Fondacioni i tyre është shndërruar në një prej nismave më të mëdha në botë të bamirësisë me fonde që kalojnë vlerat e 40.3 miliard dollarëve. Bill dhe Melinda Gates kanë dhuruar 35 miliardë dollarë që nga 1994. Ata dhuruan 16 miliardë dollarë në  vitin 1999 dhe 5.1 miliardë një vit më vonë.

Dhurimi më i fundit është donacioni më i madh dhënë ndonjëherë duke tejkaluar kontributin 3.2 miliard dollarësh të investitorit Warren Buffet për fondacionin Gates muajin e kaluar.

Që nga viti 2013 Gates është njeriu më i pasur në planet.

/TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0