BIENALJA E VENECIAS 2024: MACCAFERRI, SPONSOR I PAVIONIT SHQIPTAR - Business Magazine Albania

BIENALJA E VENECIAS 2024: MACCAFERRI, SPONSOR I PAVIONIT SHQIPTAR

Kjo iniciativë dëshmon përkushtimin e Maccaferri për vlerësimin e pasurisë artistike dhe kulturore shqiptare, si edhe konfirmon interesin që ka Grupi për tregun ballkanik

Officine Maccaferri, lider global në sektorin e inxhinierisë civile dhe mjedisore, shpall mbështetjen e saj si sponsor, për ekspozitën Love as a Glass of Water e artistes Iva Lulashi, che perfaqeson Pavijonin e Shqipërisë me rastin e Ekspozitës së 60-të Ndërkombëtare të Artit – Bienale e Venecias, që do të organizohet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.

Duke mbështetur Pavijonin Shqiptar, Officine Maccaferri synon të theksojë angazhimin e kompanisë për vlerësimin e artit dhe kulturës vendase, ku Grupi është i pranishëm prej më shumë se njëzet vitesh, fillimisht me një prani tregtare dhe më pas, prej vitit 2009 me një fabrikë prodhimi, dhe sot ndër operatorët industrialë të konsoliduar. Që në fillim të viteve Dymijë, Maccaferri Balkans ka marrë pjesë në zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës dhe së fundmi ka inauguruar një fabrikë të re prodhimi në Shijak me synimin për ta bërë atë qendrën kryesore të prodhimit për zonën evropiane dhe të Lindjes së Mesme, si dhe një qendër ekselence për zhvillimin e teknologjive bashkëkohore.

Bienalja e Venecias, është ndër ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor, e njohur në të gjithë botën. E titulluar Të huaj kudo  – Foreigners Everywhere dhe e kuruar nga Adriano Pedrosa, këtë vit Ekspozita Ndërkombëtare shoqërohet me 88 Pjesëmarrje Kombëtare në pavijonet historike në Xhardini, Arsenal dhe në qendrën historike të Venecias.

Pavioni shqiptar, i cili hap seksionin e ekspozitës kushtuar pjesëmarrjeve kombëtare, do të mirëpresë ekspozitën Love as a Glass of Water, kushtuar pikturave të artistes shqiptare Iva Lulashi. E frymëzuar nga “teoria e gotës së ujit”, që daton nga periudha para-revolucionare dhe e lidhur me mendimtaren radikale dhe feministe Aleksandra Kollontai, artistja eksploron përmes veprave të saj, tema të tilla si dashuria, dëshira dhe erosi. Ekspozita është kuruar nga Antonio Grulli, me porosi të veçantë të z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.

“Kemi kënaqësinë të mbështesim Pavijonin Albania dhe artisten Iva Lulashi në një skenë të jashtëzakonshme si Bienalja e Venecias, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në mbarë botën”. – deklaroi Sergio Iasi, President i Officine Maccaferri. “Duke promovuar vlerën e artit dhe kulturës shqiptare, ne synojmë të japim një demonstrim të mëtejshëm, për lidhjen tonë të fortë me vendin, ku pesëmbëdhjetë vjet më parë vendosëm të hapnim një degë prodhimi, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe që ka tregu ballkanik në strategjinë tonë globale. Jemi krenar per investimet e kryera ne Shqiperi dhe ne nje te ardhme te shpejte do te angazhohemi per te zhvilluar me tej prezencen tone industriale”

E themeluar në 1879, Officine Maccaferri është lider global në inxhinierinë civile dhe mjedisore me mbi 20 fabrika në 4 kontinente të ndryshme, afërsisht 3,000 punonjës dhe një prani tregtare në mbi 130 vende. Me një xhiro prej mbi 600 milionë euro (më 31 dhjetor 2023), Officine Maccaferri ofron zgjidhje të avancuara inxhinierike për zbutjen e rrezikut hidrogjeologjik, për zhvillimin dhe sigurinë e infrastrukturës së transportit dhe mjedisit urban.

 

www.maccaferri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0