Bien remitancat sërish për shkak të krizës greke dhe stanjacionit italian - Business Magazine Albania

Bien remitancat sërish për shkak të krizës greke dhe stanjacionit italian


Gjysma e dytë e vitit 2015 ka shënuar një tjetër tkurrje të fortë të të ardhuarve nga emigrantët, të cilët janë burimi kryesor për jetesën e dhjetra-mijëra familjeve, duke rënë me 10.5 përqind.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shkak ka qenë goditja që mori ekonomia greke pas thellimit të krizës verën e vitit të kaluar si dhe rënia e vazhdueshme edhe e ekonomisë italiane, dy vendet ku janë përqendruar emigrantët shqiptarë.

Kriza greke dhe ngadalësimi i ekonomisë italiane në gjysmën e dytë të 2015-ës kanë dhënë ndikim të menjëherëshëm tek dërgesat e emigrantëve. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, transfertat që emigrantët dërguan tek familjet ishin 10.5 përqind më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është tremujori i dytë me radhë që transfertat shënojnë ulje.

Të ardhurat e emigrantëve u rritën me 21 përqind në gjysmën e parë të vitit 2015 duke dhënë shpresa se familjet që përfitojnë nga to do të kishin një vit më të mirë financiar. Por tendenca pozitive u përmbys menjehërë pas thellimit të krizës greke në qershor, kur vendi fqinj rrezikoi daljen nga Euro.

Si rezultat, dërgesat ranë me 15 përqind në tremujorin e tretë dhe 10.5 përqind në atë të fundit. Veç rikthimit të Greqisë në recesion, gjashtëmujori i dytë i vitit të kaluar shënoi përkeqësim thuajse në mbarë ekonominë e Eurozonës.

Ekonomia italiane, e cila përbën burimin tjetër kryesor të dërgesave për Shqipërinë gati u rikthye në stanjacion në tremujorin e katërt, me rritje ekonomike të papërfillshme vetëm 0.1 përqind.

Dërgesat nga jashtë janë një burim i rëndësishëm për dhjetëra mijë familje në Shqipëri. Ato arritën rekordin në vitin 2007, kur Shqipëria përfitoi rreth 1 miliardë euro remitanca. Por menjëherë sapo ekonomia europiane u përfshi nga kriza dërgesat filluan të binin me shpejtësi dhe aktualisht luhaten nga 500 deri në 600 milionë euro në vit.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0