Bien depozitat ne banka, BSH: Sistemi është i shëndoshë - Business Magazine Albania

Bien depozitat ne banka, BSH: Sistemi është i shëndoshë


“Ne nuk konstatojmë asnjë implikim negativ për shëndetin e sistemit bankar, për aftësinë e bankave për të kryer detyrën e tyre të ndërmjetësimit financiar, pra për të kredituar ekonominë. Qoftë edhe në treguesit e përfitueshmërisë dhe të shëndetit afatgjatë”, tha Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në BSH. Krahasuar me një vit më parë, depozitat në lekë kanë rënë me 3.2 %. Banka thotë se ky është një zhvillim i natyrshëm, që diktohet nga situata ekonomike dhe rënia e interesave.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit është një interesim në rritje i individëve dhe kursimtarëve drejt letrave me vlerë të qeverisë, instrumenta financiarë që ofrojnë një likuiditet të pranueshëm, por ofrojnë mbi të gjitha edhe një normë më të lartë interesi apo kthimi”, u shpreh më tej Erald Themeli. Sipas bankës, ulja e interesave edhe për kreditë ka sjellë përfitime jo të vogla për ekonominë, duke filluar nga rritja e kreditimit në lekë.

“Lehtësimi i kredisë në lekë për të gjithë kredimarrësit, qoftë të vjetër apo edhe të rinj, i ka kursyer ekonomisë shqiptare 10 miliardë lekë në vit. Kjo ka dy faktorë pozitivë. Së pari, bizneseve në vështirësi financiare iu mundëson të vazhdojnë të operojnë normalisht dhe të paguajnë detyrimet e tyre ndaj bankave. Ndërsa bizneseve në një gjendje më të mirë e më të shëndetshme, së dyti, u ka kursyer parà që i kanalizojnë në investime apo punësim”, deklaroi Erald Themeli. Sipas INSTAT-it, në dy vitet e fundit thuajse e gjithë rritja ekonomike ka ardhur nga investimet, ndërsa konsumi ka qenë më i ndrydhur.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0