Bie volumi i transportit të mallrave. Shenjat e para të ngadalësimit të konsumit - Business Magazine Albania

Bie volumi i transportit të mallrave. Shenjat e para të ngadalësimit të konsumit

Konsumi në vend po bie. Edhe pse tregtia e jashtme ka shënuar rekorde në vlerë, shifrat e transportit tregojnë se sasia e mallrave që ka hyrë në vend është ulur në krahasim me një vit më parë.

Në muajin prill trendi rënës i sasisë së mallrave në porte dhe hekurudha ka vazhduar. Për prillin rënia në porte është 5.7%, ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit ulja arrin në 6.9%.

Rënie ka edhe transporti i mallrave nëpërmjet hekurudhës, por ajo detare ndjehet më shumë pasi përbën gjysmën e transportit të mallrave që vijnë në vend. Në Shqipëri po vijnë më pak materiale ndërtimi, çmimet e të cilave janë rritur për shkak të luftës, ndërsa rënie sipas shifrave nga Doganat ka pësuar edhe sasia e naftës. Qeveria mori një vendim për të kompensuar 30% lëndën e parë të kompanive në projektet e rindërtimit, në mënyrë që investimet publike të mos ndaleshin.

Lexo edhe: BB: Lufta në Ukrainë frenon rritjen ekonomike në Shqipëri dhe rajon

Ulja e sasisë së mallrave dhe rrjedhimisht ajo e konsumit në vend është një faktor shqetësues, pasi ky zë është kryesor sa i përket rritjes së prodhimit të brendshëm në vend. Ministria e Financave parashikon që rritja ekonomike të jetë në nivelin 3.2%, por inflacioni i lartë dhe rëndimi i mëtejshëm I krizës energjitike mund ta përkeqësojë këtë tregues.

Ndërkohë nga shifrat e transportit, i vetmi sektor ku vendi ynë po performon mirë në katër muajt e parë të vitit është fluksi i pasagjerëve. Rritjen më të fortë e ka pësuar transporti i pasagjerëve nga ajri, ndërsa numri i fluturimeve është rritur me 2.5 herë.Ndërkohë edhe nga deti ka pasur një tendencë të tillë, me pasagjerët në tragete, që kanë ardhur me 76% rritje nga një vit më parë.

Kjo shihet edhe nga shifrat e hyrjes së shtetasve të huaj që në muajin prill i janë përafruar vitit 2019, që mbahet si viti më i mirë për hyrjen e shtetasve të huaj në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndërto diçka që njerëzit e duan dhe gjithçka tjetër do të vijë vetvetiu.”
— Paul Graham
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0