BB: Lufta në Ukrainë frenon rritjen ekonomike në Shqipëri dhe rajon - Business Magazine Albania

BB: Lufta në Ukrainë frenon rritjen ekonomike në Shqipëri dhe rajon

Lufta në Ukrainë

Banka Botërore vëren se Shqipëria po përballet me përballet me sfida të reja ekonomike, nisur nga efektet e luftës në Ukrainë. Në raporin e saj për Ballkanin Botëror, BB vëren se efekti negativ po vlen pavarësisht se ekonomia pati ritme rritje pas kulmit të pandemisë.

Raporti vëren se në 2021, Shqipëria pati një rimëkëmbje të fortë ekonomike, falë politikave stimuluese dhe rigjallërimit të sektorëve të udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse. PBB-ja reale u rrit me 8.5 për qind, një rimëkëmbje e plotë kjo nga recesioni i pandemisë. Por, pavarësisht kësaj borxhi publik mbeti i lartë, sipas BB.

Sipas raportit, “Kreditimi për sektorin privat u rrit gjatë 2021 si për bizneset, ashtu edhe për individët. Po kështu, depozitat bankare u zgjeruan mbi 10 për qind, ku kursimet e individëve përbëjnë rreth dy të tretat e rritjes së totalit të depozitave në sistemin bankar. Investimet e huaja direkte u rritën në vitin 2021, duke arritur në 6.4 për qind të PBB-së si rezultat i investimeve në industrinë nxjerrëse, sektorin bankar dhe atë të telekomunikacioneve. Rritja e fortë e të ardhurave solli ngushtim të deficitit fiskal në 4.5 për qind të PBB-së”.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve pas pandemisë, Shqipëria është prekur së fundi nga zhvillimet ndërkombëtare. Sfidat e reja kërcënojnë perspektivën e rritjes ekonomike dhe uljen e varfërisë. Pasiguritë në lidhje me luftën në Ukrainë po ndikojnë stabilitetin e çmimeve dhe rritjen ekonomike, ritmi i së cilës pritet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022.

Lexo: Të pathyeshëm, eventi më i madh i meditimit në trojet shqiptare, tani në Prishtinë!

Konsumi privat pritet të nxisë kryesisht ritmet e rritjes së PBB-së ndërsa investimet private mund të mbështesin rritjen ekonomike nëse zbatohen reformat për përmirësimin e klimës së biznesit.

PBB në rajonin e Ballkanit Perëndimor u rrit 7.4 për qind në 2021, pas tkurrjejes 3.2 për qind në vitin 2020. Por, rimëkëmbja pas pandemisë është ndalur, sipas raportit të BB. Rritja ekonomike për Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti pritet të jetë vetëm 3.1 për qind.

Sipas BB, “Vendet e Ballkanit  Perëndimor do të kenë nevojë për politika mbështetëse të kujdesshme për t’i menaxhuar këto kriza në mënyrë efektive dhe për të ruajtur përfitimet e rëndësishme të arritura në 2021, siç është ulja e varfërisë.

Rreziqet e kahut të poshtëm lidhur me perspektivën ekonomike të rajonit janë shqetësuese. Zgjerimi i konfliktit ose zgjatja e luftës në Ukrainë mund të shkaktojnë ndërprerje të tjera në zinxhirët e tregtisë globale dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Në rast se kushtet e financimit në tregjet ndërkombëtare do të jenë edhe më të shtrënguara, mund të shfaqen rreziqe që lidhen me rifinancimin e borxhit. Qëndrueshmëria e borxhit mund të kthehet në një shqetësim nëse hapësira e kufizuar fiskale do të ezaurohet nga politika të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve dhe në kushtet e rritjes së kostove të rifinancimit.

Në një mjedis të tillë, politikat e qeverisë duhet të fokusohen në forcimin e qëndrueshmërisë dhe ndërmarrjen e reformave strukturore me synimin për të mbështetur rritjen ekonomike dhe përballuar krizat,” u shpreh Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe një nga autorët kryesorë të raportit. “Në kushtet e hapësirës së kufizuar fiskale, vendet duhet të analizojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e angazhimeve të reja për shpenzime si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke u dhënë përparësi familjeve më të cënueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0