Bie numri i tatimpaguesve pasiv

Bie numri i tatimpaguesve pasiv


Duke krahasuar të dhënat për e dy viteve të fundit, tatim-paguesit me status pasiv janë 640 më pak.  Për kalimin në këtë status ka dy mënyra :

  • Tatimpaguesi kërkon pezullimin e  aktivitetit në sportelet e QKB
  • Tatimpaguesit që përmbushin kushtin ligjor sipas nenit 44, shkronja “a” dhe “b”, pra nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike për 12 muaj apo janë mosdeklarues për 12 periudha. Ata  kalojnë automatikisht nga sistemi në status pasiv.

Rezulton se për të dyja këto raste janë 373 tatimpagues më pak, të cilët kanë kërkuar pezullim të aktivitetit në QKB në 2019 sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërsa tatimapaguesit që kanë kaluar në statusin pasiv në mënyrë elektronike nga vetë sistemi, janë 267 më pak në 2019. Për periudhën Janar – Prill 2019, 1,456 tatimpagues kanë ndryshuar status nga pasiv në aktiv.

Lexo:  Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat

Për tatimpaguesit që pezullojnë apo ndërpresin aktivitetin në QKB, është vendosur kushti që tatimpaguesit duhet të kenë paguar detyrimet tatimore deri në datën e pezullimit. Qëllimi i këtij ndryshimi është disiplinimi i disa tatimpaguesve që ndërpresin aktivitetin në QKB, duke mos qenë korrekt me deklarimin e tyre lidhur me afatin e pezullimit dhe për të ulur kostot e administrimit nga Administrata Tatimore për këta tatimpagues. Ndërveprimi midis DPT dhe QKB, tashmë bëhet në mënyrë elektronike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0