Coinbase së pari raportoi se po hetonte një çështje në të cilën API dhe faqja e saj nuk funksiononin siç duhet në orën 1:47 të mëngjesit.
Lexoni: Coinbase po lançon një kartë debiti bitcoin në Europë
Sipas tabelës së përditshme të çmimit bitcoin në Coin360, çmimi i bitcoin dhe i tregut në përgjithësoi filloi të binte rreth orës 1:25, pak minuta përpara njoftimit të parë të Coinbase.
Nga ora 2:13 paradite Coinbase raportoi se kishte identifikuar problemin dhe po implementonte rregullimin. Nga ora 2:38 paradite problemi u raportua se po zgjidhej. Një korrespondent i Cointelegraph me një llogari Coinbase kontrolloi për të konfirmuar se site ishte funksional.
Problemi vjen pasi bitcoin arriti të tejkalonte dy shifrat e çmimeve prej 12,000$ dhe 13,000$ në vetëm një orë.
Bitcoin duket se është duke u rimëkëmbur paksa nga zhytja, sipas të dhënave nga CoinMarketCap. Bitcoin aktualisht është duke tregtuar në 11,839$.
Lexoni: Bitcoin tejkalon 8,000 dollarë. A po kthehen kohët e arta të vitit 2017?
burimi: cointelegraph
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
