Bibla 400 vjeçare vendoset në ankand - Business Magazine Albania

Bibla 400 vjeçare vendoset në ankand

Një Bibël 400-vjeçare, u dërgua në “New World, dhe do të vendoset në ankand në Belfast. Kopja e Biblës së Gjenevës vlerësohet midis 5,000 dhe 10,000 £ nga Bloomfield Auctions.Ajo u shtyp në 1615 dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1633 nga Elizabeth Pole.Bibla e Gjenevës ishte Bibla e parë e shtypur mekanikisht, e disponueshme për publikun.Ajo u botua për herë të parë në 1560, gjysmë shekulli para Biblës së Mbretit James. Bibla ishte në pronësi të Elizabeth Pole, e cila udhëtoi me vëllain e saj në Speedwell për në Koloninë e Plymouth.

Me origjinë nga Devon, ajo themeloi qytetin e Taunton në Massachusetts dhe besohet të jetë gruaja e parë që themeloi një qytet në Amerikën e Veriut.

Kopja u printua nga Robert Baker, printer i Elizabeth I dhe James I dhe VI.

Drejtori menaxhues i Bloomfield Auctions, Karl Bennett tha se ai priste interes në mbarë botën për të për shkak të rëndësisë historike dhe lidhjes së saj me SHBA-në moderne.

Bibla iu dorëzua babait të Elizabeth, Sir William Pole, nga Kryepeshkopi i Canterbury-t në njohje të shërbimeve të tij ndaj Kishës dhe të varfërve të Devonit.

Kur Elizabeth vdiq, Bibla u kthye familjes së saj në Devon dhe mbeti në zotërim të familjes Pole-Carew deri në mesin e shekullit të 20-të, kur iu shit një koleksionisti nga Irlanda e Veriut.

Artikuj të tjerë në ankand përfshijnë një bojëra uji të vitit 1853 dhe një pikturë vaji të vitit 1895, të dyja nga artisti viktorian Thomas Sidney Cooper. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0