BEYOND IDEA, një mundësi për aplikim me idenë tuaj të biznesit - Business Magazine Albania

BEYOND IDEA, një mundësi për aplikim me idenë tuaj të biznesit

BEYOND IDEA

Në kuadër të iniciativës në mbështetje të start-up nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, qendra Balance do të realizojë BEYOND IDEA.

Nëse jeni një i ri/e re, që jetoni në Shqipëri dhe që keni një ide biznesi ose një biznes jo më të vjetër se 3 vjet dhe që dëshironi ta rrisni, inovoni atë apo të aplikoni zgjidhje të gjelbra dhe digjitale, ju ftojmë të plotësoni formën e aplikimit nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në BEYOND IDEA. https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdBSfyChGcEVZ…/viewform

BEYOND IDEA është program inkubimi për startup-e me fokus inovacionin, teknologjinë dhe zgjidhjet e gjelbra, i cili synon të zhvillojë mendësinë sipërmarrëse, inovacionin dhe sipërmarrjen kreative. Gjithashtu projekti do të lehtësojë këshillim për financim, kërkim dhe çështje ligjore nga eksperte të DigiBasel në Zvicer, dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0